Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në serinë e seminareve mbi mendimin kritik dhe integritetin akademik

Qendra për Kurajo Politike (CPC) mbështetur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur fton të gjithë studentët të aplikojnë për pjesëmarrje në serinë e seminareve të organizuara në kuadër të projektit „Mendo globalisht, vepro lokalisht – Seri e seminareve mbi mendimin kritik dhe integritetin akademik”.

Me këtë seri të seminarave synohet rritja e vetëdijës së studentëve dhe zgjerimi i horizonteve të tyre për cilësinë që do duhej te ofronin studimet dhe arsimi i lartë. Deri më tani aktivizmi dhe mobilizimi i studentëve për të kërkuar cilësi më të mirë në studime ka qënë jashtëzakonisht i ulët, i shprehur individualisht, e në raste të rralla në formë të organizuar grupore.

Duke filluar nga numri i madh i studentëve, kualiteti i dobët në edukim, plagjiarizmi i dëshmuar, mungesa e integritetit akademik, institucionet e arsimit të lartë janë ballafaquar me probleme dhe sfida të shumëllojta. Sidoqoftë, njëri nga komponentët kryesor të tyre është shumë shpesh i lënë jashtë ekuacionit kur vie deri te diskutimi se si të përmirësohet situata aktuale. Është pikërisht aktivizmi studentor, i cili kur krahasohet vetëm në proporcion me numrin e përgjithshëm të studentëve, del të jetë shumë i ulët.

Qëllimi dhe objektivat e projektit

Bazuar në kontekstin e arsimit të lartë në Kosovë, qëllimi i përgjithshëm i projektit „Mendo globalisht, vepro lokalisht – Seri e seminareve mbi mendimin kritik dhe integritetin akademik” është që të trajtoj disa nga çështjet kryesore të lidhura më mendimin kritik, integritetin akademik, dhe më shumë mobilizim dhe aktivizëm studentor. Me këtë synohet të krijohet një rrjet i të rinjëve që do të përdorin njohuritë dhe përvojat gjatë seminareve për studimet dhe punën e tyre.

Projekti ka dy objektiva kryesore:

  1. Nxitja e mendimit kritik përmes debatit konstruktiv mbi integritetit akademik, aktivizmin studentor;
  2. Stimulimi i studentëve për organizim më të mirë dhe ringjallje e jetës studentore.

Seminaret do të përfshijnë tema si mendimi kritik, shkrimi dhe integriteti akademik, aktivizmi studentor, ,,soft skills”, diskutimi dhe zhvillimi i ideve të ndryshme që pjesëmarrësit mund të prezantojnë përmes trajnimeve dy ditore gjatë muajit mars, prill dhe qershor 2019 që do të mbahen në Prishtinë. Në mesin e ligjeruesve do të jenë profesorë nga Kosova që aktualisht punojnë nëpër universitete të njohura perëndimore.

 Kushtet për aplikim

– Të jeni student i regjistruar në Kosovë, në universitetet publike apo kolegjet private;

– Të keni njohuri të mira të gjuhës angleze;

– Të jeni mendjehapur dhe të përkushtuar përgjatë gjithë projektit;

– Të dëshmoni potencial lidershipi dhe aktivizmi edhe pas përfundimit të seminareve.

 

Për të aplikuar plotëso formularin e mëposhtëm online duke klikuar në: https://goo.gl/forms/8E0KusFZArJ0mwrI3

Afati i fundit i aplikimit është 28/02/2019 në ora 23:59 CET. Për çfarëdo pyetje apo paqartësie mos hezitoni të na shkruani në email adresën: info@cpc-ks.org