Seminar mbi shkathtësitë e buta, 2-3 maj 2019

Më 2 dhe 3 maj 2019 Qendra për Kurajo Politike (CPC) organizoi „Seminarin mbi shkathtësitë e buta” ku pjesëmarrës ishin studentë nga universitete të ndryshme publike dhe kolegje private në Kosovë, të përzgjedhur përmes thirrjes së hapur për aplikim në kuadër të projektit „Mendo globalisht, vepro lokalisht  –  Seri e seminareve mbi mendimin kritik dhe integritetin akademik”. Ky seminar u ligjërua nga znj. Shenaj Shala, specialiste e protokolit, konsulente e mirësjelljes, mentore dhe ligjeruese e pavarur.

Tema kyçe e këtij seminari ishin shkathtësitë e buta duke përfshirë mes të tjerash: rëndesia e përshtypjeve të para dhe imazhit personal; komunikimi efektiv dhe aftesitë e prezentimit; fuqizimi i sigurisë dhe vetbesimit;  komunikimi jo-verbal (gjuha e trupit, shprehjet e fytyrës, etj.); përdorimin efektiv i zërit (ritmi, tonaliteti, dialekti, fuqia e heshtjes);  menaxhimi i stresit para dhe gjatë të folurit në publik (intervistave të punës, prezentimeve akademike, takimeve të rëndësishme, etj.); si dhe menaxhimi i kritikave dhe informatës kthyese. Përveç ligjëratave dhe diskutimeve shumë dinamike, pjesëmarrësit u angazhuan edhe në punë në grupe duke ushtruar disa nga praktikat e mira të temave të trajtuara gjatë seminarit.

Ky seminar u organizua në kuadër të projektit „Mendo globalisht, vepro lokalisht  –  Seri e seminareve mbi mendimin kritik dhe integritetin akademik”. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është rritja e vetëdijës së studentëve dhe zgjerimi i horizonteve të tyre për cilësinë që do të duhej të ofronin studimet dhe arsimi i lartë. Po ashtu me këto aktivitetete synohet krijimi i një rrjeti të të rinjëve që do të aplikonin njohuritë dhe përvojat e përfituara nga seminaret gjatë studimeve dhe punës së tyre.

Projekti „Mendo globalisht, vepro lokalisht – Seri e seminareve mbi mendimin kritik dhe integritetin akademik” mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), në kuadër të Koalicionit për Integritet dhe Tranparencë në Universitet (KITU).