Prej gjetjeve drejtë avansimit të politikave dhe integritetit në arsimin e lartë

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është që të kontribuoj në tejkalimin e mungesës së një diakogu mes palëve drejtë përmirësimit të cilësisë dhe integritetit shpesh të munguar në arsimin e lartë në Kosovë.

Projekti ka dy objektiva:

  1. Ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes palëve relevante në arsimin e lartë;
  2. Ngritjen e nivelit të jetësimit të rekomandimeve nga palët vendimarrëse bazuar në gjetjet e hulumtimeve të viteve të fundit realizuar nga shoqëria civile.

Ky projekt është pjesë e programit të Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitet – KITU, mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS.