Mendo globalisht, vepro lokalisht – Seri e seminareve mbi mendimin kritik dhe integritetin akademik

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është rritja e vetëdijës së studentëve dhe zgjerimi i horizonte vetë tyre për cilësinë që do duhej te ofronin studimet dhe arsimi i lartë. Deri më tani aktivizmi dhe mobilizimi i studentëve për të kërkuar cilësi më të mire në studime ka qënë jashtëzakonisht i ulët, i shprehur individualisht, e në raste të rralla në formë të organizuar grupore.

Objektivat kryesore:
1. Nxitja e mendimit kritik për mes debatit konstruktiv mbi integritetit akademik, aktivizmin studentor;
2. Stimulimi i studentëve për organizim më të mire dhe ringjallje e jetës studentore.

Ky projekt është pjesë e programit të Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitet – KITU, mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS.