Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në seminare

Qendra për Kurajo Politike (CPC) mbështetur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) fton të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës që aktualisht janë duke vijuar studimet themelore BA që të aplikojnë për pjesëmarrje në serinë e seminareve të organizuara në kuadër të projektit „Avokim per avansimin e integritetit akademik dhe cilësisë së arsimit të lartë”.

Qëllimi i përgjithshëm është përmirësimi dhe ngritja e cilësisë përkitazi me temat e mendimit kritik, shkrimit akademik, dhe aftësive të buta tek studentët e UP-së.

Seminaret do të organizohen përgjatë muajve nëntor, dhjetor 2019 dhe janar 2020 dhe do të përfshijnë tri temat vijuese:

1. Aftësitë e buta dhe etika e biznesit (të folurit në publik, shkrimi i CV dhe letrës së motivimit, përgatitja për intervistë, rrejtëzimi, lidershipi, puna në grup etj.);
2. Aftësitë e hulumtimit, mendimi kritik dhe shkrimi akademik.
3. Shkrimi dhe menaxhimi i projekteve.

Ligjëruesit e seminareve do të jenë ekspertë nga fushat e përzgjedhura. Në fund të serisë së seminareve pjesëmarrësit do të marrin çertifikatë për pjesëmarrje.

Për të aplikuar plotëso formularin e mëposhtëm online duke klikuar në:

https://forms.gle/MfXPjH55D6kAjXQM8

CPC inkurajon aplikimin sidomos të studentëve nga grupet e margjinalizuara.

Afati i fundit për aplikim është më 11 nëntor 2019 në ora 23:59 CET.

Për çfarëdo pyetje apo paqartësie lidhur me serinë e seminareve apo procesin e aplikimit mos hezitoni të na shkruani në email adresën: info@cpc-ks.org apo të na thirrni në numrin e telefonit +383 49 100 350.