Seminar mbi shkathtësitë e buta, 24-25 nëntor 2019

Më 24 dhe 25 nëntor 2019 Qendra për Kurajo Politike (CPC) organizoi „Seminarin mbi shkathtësitë e buta” ku pjesëmarrës ishin studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Prishtinës, të përzgjedhur përmes thirrjes së hapur për aplikim në kuadër të projektit „Avokim për avansimin e integritetit akademik dhe cilësisë në arsimin e lartë”. Ky seminar u ligjërua nga znj. Shenaj Shala, specialiste e protokolit, konsulente e mirësjelljes, mentore dhe ligjeruese e pavarur.

Tema kyçe e këtij seminari ishin shkathtësitë e buta duke përfshirë mes të tjerash: rëndesia e përshtypjeve të para dhe imazhit personal; komunikimi efektiv dhe aftesitë e prezentimit; fuqizimi i sigurisë dhe vetbesimit; komunikimi jo-verbal (gjuha e trupit, shprehjet e fytyrës, etj.); përdorimin efektiv i zërit (ritmi, tonaliteti, dialekti, fuqia e heshtjes); menaxhimi i stresit para dhe gjatë të folurit në publik (intervistave të punës, prezentimeve akademike, takimeve të rëndësishme, etj.); si dhe menaxhimi i kritikave dhe informatës kthyese. Përveç ligjëratave dhe diskutimeve shumë dinamike, pjesëmarrësit u angazhuan edhe në punë në grupe duke ushtruar disa nga praktikat e mira të temave të trajtuara gjatë seminarit.

Ky seminar u organizua në kuadër të projektit „Avokim për avansimin e integritetit akademik dhe cilësisë në arsimin e lartë”. Projekti ka për qëllim përmirësimin e politikave kyçe që rregullojnë çëshjet e cekura më lartë si dhe zhvillimin e mendimit kritik, shkrimit akademik dhe aftësive të buta tek studentët e vitit të parë dhe të dytë të UP-së

Projekti „Avokim për avansimin e integritetit akademik dhe cilësisë në arsimin e lartë” mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), në kuadër të Koalicionit për Integritet dhe Tranparencë në Universitet (KITU).