Autor: admin
Denur Paçaku
Denur Paçaku i ka përfunduar studimet baçelor në Shkencë Politike, në Departamentin e Shkencës Politike të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Në po të njëjtin fakultet i përfundoi studimet e magjistraturës në drejtimin Shkencë Politike, programin Integrime Evropiane dhe Administratë Publike. Aktualisht, Denuri është duke i vazhduar studimet e doktoratës në disiplinën e Shkencës Politike, pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore në Universitetin e Evropës Jug-Lindore. Përveç tjerash, ai është bursist nga organizata e institucione vendore dhe ndërkombëtare, ka marrë pjesë në kurse përgatitore për hulumtues e studentë, në shkolla të mendimit mbi politikën e në punë kërkimore në fushën e studimeve evropiane, arsimit të lartë në Kosovë dhe të drejtave të njeriut.
Përmbledhje e konferencës: „Arsimi i lartë dhe hulumtimet akademike në Kosovë – Qou Vadis?”
„Universiteti i Prishtinës nën llupë“ – KITU
Monitorimi i transparencës dhe njohuritë e studentëve për mënyrën e qeverisjesë në universitetet publike
Monitorimi i transparencës dhe njohurive të studentëve për qeverisjen e universiteteve publike
Periudha e projektit: janar 2021 – dhjetor 2021 | Donator: Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS)
Ky projekt synonte rritjen e transparencës dhe ndriçimin e njohurive të studentëve mbi qeverisjen e institucioneve publike të arsimit të lartë nëpërmjet:
- Sigurimit të të dhënave të sakta për numrin e studentëve, raportin gjinor, raportin etnik dhe statusin e studentëve nëpër njësitë akademike të universiteteve publike në të gjitha nivelet e studimeve dhe krahasimin e këtyre shifrave ndër vite;
- Kryerja e hulumtimeve lidhur me njohuritë e studentëve për mënyrën e qeverisjes në Universitetin e Prishtinës;
- Sigurimin e statistikave për numrin e doktorantëve të diplomuar në Universitetin e Prishtinës dhe qasshmërinë e punimeve të tyre të doktoratës për publikun.
Drejt një arsimi më gjithëpërfshirës dhe cilësor në Kosovë
Periudha e projektit: korrik 2020 – dhjetor 2020 | Donator: Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë përmes:
- Zhvillimit të aftësive të të menduarit kritik dhe krijues te nxënësit;
- Rritjes së shkathtësive të nxënësve për shkathtësitë të buta; integritetin akademik; shkathtësitë analitike dhe në të shkruar;
- Kontributit në uljen dhe parandalimin e plagjiaturës.
Përvojat dhe mësimet nga pandemia në shërbim të cilësisë së qëndrueshme në edukimin e vazhdueshëm
Periudha e projektit: prill 2020 – korrik 2020 | Donator: Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS)
Objektivat e projektit “Përvoja dhe mësime nga pandemia në shërbim të cilësisë së qëndrueshme në edukimin e vazhdueshëm” ishin:
- Lehtësimi i mësimit online gjatë pandemisë COVID-19 dhe më gjerë duke ofruar udhëzime të qarta dhe konkrete për trekëndëshin nxënës-prindër-profesorë dhe paralelisht rritja e kapaciteteve të mësuesve dhe nxënësve;
- Promovimi i mësimit online dhe ndërgjegjësimi për përdorimin e mjeteve online për qëllime edukative;
- Mbështetja e vazhdimit të mësimit gjatë pandemisë;
- Lehtësimi i komunikimit efektiv mes mësuesve dhe nxënësve edhe pas pandemisë nëpërmjet përdorimit të platformave virtuale (klasave virtuale).
Dialogu i Politikave Kombëtare për Forcimin e Hulumtimit të Shkencave Sociale në Kosovë
Periudha e projektit: prill 2012 – mars 2017 | Donator: Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Departamenti Federal i Punëve të Jashtme, Zvicër.
Iniciativa e Dialogut Kombëtar për Politikat (NPD) synon forcimin e kërkimit shkencor në Kosovë. Aktivitetet e NPD-së përfshinin organizimin e disa ngjarjeve të avokimit, konferencave ndërkombëtare, tryezave dhe takimeve të përbashkëta me palët e interesuara në vijim: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Universiteti i Prishtinës, Kuvendi i Kosovës, përfaqësues nga sektori privat i arsimit të lartë dhe institute kërkimore. Përveç kësaj, u publikuan edhe disa përmbledhje politikash-rekomandime të politikave. Projekti ndikoi kryesisht në dy fushat e mëposhtme:
- Rëndësinë e studimeve të politikave të bazuara në prova dhe studimeve analitike-krahasuese në procesin e vendimmarrjes-në veçanti në lidhje me arsimin e lartë dhe kapacitetet kërkimore-është përmirësuar;
- Është rritur ndërgjegjësimi për rëndësinë dhe sfidat që lidhen me shkencat shoqërore.
Programi Rajonal i Promovimit të Kërkimit për Ballkanin Perëndimor (RRPP), Njësia Lokale Koordinuese në Kosovë
Periudha e projektit: shtator 2009 – mars 2017 | Donator: Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Departamenti Federal i Punëve të Jashtme, Zvicër.
Programi Rajonal i Promovimit të Kërkimit (RRPP) synon nxitjen dhe promovimin e kërkimit shkencor në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi). Hulumtimi i shkencave sociale ndihmon në kuptimin e nevojave specifike për reforma dhe në identifikimin e implikimeve afatgjata të zgjedhjeve të mundshme të politikave. Studiuesit morën mbështetje përmes granteve kërkimore, trajnimeve metodologjike dhe tematike, si dhe mundësive për shkëmbim dhe rrjetëzim rajonal dhe ndërkombëtar. RRPP ishte koordinuar dhe operuar nga Instituti Ndërfakultetar për Evropën Qendrore dhe Lindore (IICEE) në Universitetin e Friburgut (Zvicër). CPC shërbeu si Njësi Koordinuese Lokale e RRPP-së në Kosovë.