Prof. Hasnije Ilazi

Prof. Hasnije Ilazi është udhëheqëse e Departamentit të Filozofisë në Universitetin e Prishtinës dhe drejtore ekzekutive e Institutit për Studime Sociale dhe Humanistike (ISSH) të Universitetit të Prishtinës.
Puna e saj akademike përfshin, përveç mësimdhënies në Universitetin e Prishtinës dhe publikime të shumta, numër të madh të paraqitjeve në konferenca, seminare, universitete ndërkombëtare dhe vendore, dhe aktivitete hulumtuese. Kontribut të rëndësishëm Prof. Ilazi ka dhënë edhe në fushën e hulumtimeve sociale, zhvillimin e politikave publike dhe studimet gjinore. Aktualisht është edhe kryeredaktore e revistës shkencore “Njohja”.

Prof. Nicolas Hayoz

Prof. Nicolas Hayoz është profesor i asocuar i shkencës politike dhe drejtor i “Interdisciplinary Institute of Central and Eastern Europe” në Universitin e Fribourg-ut në Zvicër. Që nga 2007 ai është Drejtor i Regional Research Promotion Program Western Balkans (RRPP). Që nga 2009 ai po ashtu drejton programin për promovimin e hulumtimeve në Kaukazin Jugor “ASCN – Academic Swiss Caucasus Net”. Ai ka realizuar projekte hulumtuese në Rusi dhe Gjeorgji. Fushat e interesimeve të prof. Hayoz përfshijnë studimet e tranzicionit në Evropën Lindore, veçanërisht procesin e transformimit në Rusi, sociologjinë politike dhe teorinë politike. Në mesin e publikimeve të tij të fundit është: Informaliteti në Evropën Lindore (së bashku me Christian Giordano, 2013, Peter Lang).

Prof. Claire Gordon

Prof. Claire Gordon ligjeron lëndën Politikat e Evropës Lindore në European Institute and Academic Developer në Teaching and Learning Centre të London School of Economics and Political Science. Në vitin 2011 ajo ishte hulumtuese kryesore, së bashku me Will Bartlet, në projektin e Parlamentit Evropian të titulluar “Masat për promovimin e gjendjes së qytetarëve romë të BE-së në Bashkimin Evropian”. Në periudhën 2012-2013 ajo ishte anëtare e një grupi hulumtuesish të financuar nga Fondacionit Evropian për Trajnim për të hulumtuar sektorin profesional arsimor dhe integrimin shoqëror në vendet e Ballkanit Perëndimor, Turqi dhe Izrael.
Momentalisht Prof. Gordon punon në një projekt hulumtues të LSEE që ka si fokus studimin e sistemeve të mirëqenies dhe integrimin shoqëror në vendet e Ballkanit Perëndimor. Fushat kryesore të interesimeve të Prof. Gordon përfshijnë: zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe rolin e kushtëzimit, mbrojtjen e minoriteteve në Evropë dhe sfidat e integrimit shoqëror në vendet e Ballkanit Perëndimor. Publikimet e saj të fundit përfshijnë: Gordon, Claire E dhe Kmezic, Marko dhe Opardija, Jasmina, eds (2013) Stagnation and drift in the Western Balkans: the challenges of political, economic and social change, Peter Lang AG. Prof. Claire Gordon është anëtare e Bordit Drejtues të Regional Research Promotion Programme Western Balkans (RRPP) në Universitetin e Fribourg-ut. Ajo gjithashtu është anëtare e rrjetit jo-rezident Senior Research Associate në European Centre for Minority Issues in Flensburg.

Prof. Joseph Marko

Prof. Joseph Marko është profesor në „Institute for Austrian, European and Comparative Public Law, Political Science, and Administration” në Universitetin Karl Franzens të Grac-it dhe aktualisht është dekan i Fakultetit Juridik. Prof. Marko nga viti 1997 deri 2002 ka shërbyer si njëri ndër tre gjykatësit ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe në periudhën 1998 deri 2002 dhe 2006/07 ka qenë anëtar i komitetit këshillëdhënës në Këshillin e Evropës, i themeluar në kuadër të Konventës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. Gjatë periudhës 2006-2007, ai gjithashtu ka shërbyer si këshillëtar politik i Christian Schwarz-Schilling, Përfaqesuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë. Që nga viti 1998, prof. Marko është drejtor i „Institute for Minority Rights” në European Academy Bozen/Tirol Jugor. Ai është autor dhe bashkautor i më shumë se 25 librave.