Studiuesit dhe praktikantët mysafir

Home/Për CPC/Rrethi i miqëve/Studiuesit dhe praktikantët mysafir
Studiuesit dhe praktikantët mysafir 2017-12-25T12:07:26+00:00
Arlinda Rrustemi
Arlinda Rrustemi
Arlinda Rrustemi është hulumtuese dhe ligjëruese ne Leiden University, Holandë dhe ajo gjithashtu asisiton në degën e Global Affairs. Ajo ishte asistente hulumtuese e Prof. Jaap Hoop Scheffer. Arlinda ishte e përfshirë në kurset e programit të avansuar LL.M në të Drejten Ndërkombëtare Publike dhe në Kolegjin e Leiden University. Ajo mban titullin B.A (cum laude) nga Akademia Ruzvelt (Roosevelt Academy) dhe titullin LL.M në të Drejtën Ndërkombëtare Publike nga Universiteti Utrecht. Arlinda është duke ndjekur studimet e doktorratës në hulumtimin interdisciplinar të juridikut dhe politikës të quajtur “State-Building through Life Stories: Incorporating Local Perspectives”, të mbështetur nga Netherlands Organization for Scientific Research (NWO). Ajo më parë ka punuar si praktikante e projektit në Iniciativen e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Kosovë, si praktikante ligjore në Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY), si praktikante e marrëdhënieve të jashtme në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime (ICC), dhe si praktikante në disa Ministri të ndryshme të Republikës së Kosovës. Interesat e saj për hulumtim janë në rindërtimin pas konfliktit, shteti, kombi dhe ndërtimi i paqës, storytelling, intervenimi humanitar, drejtësia tranzicionale dhe llogaridhënia e organizatave ndërkombëtare.
Luca J. Uberti
Luca J. Uberti
Luca J. Uberti është kandidat për doktoratur në Departamentin e Shkencës Politike të Universitetit të Otago-s në Zelandë të Re, ku punon në fushën e ekonomisë politike dhe studimeve zhvillimore ekonomike. Në tezën e tij të doktoraturës, Luca shqyrton ndikimin e reformave institucionale të përkrahura nga agjencitë ndërkombëtare mbi zhvillimin e sektorit industrial në Kosovën e pas-luftës dhe në Shqipërinë post-socialiste. Hulumtimi i Luca-s analizon pasojat ekonomike të rrjeteve të patronazhit dhe strukturave informale në vendet në zhvillim dhe transicion, dhe po ashtu efikasitetin e reformave për mirëqeverisje në luftën kundër korrupsionit dhe patronazhit. Momentalisht, Luca është hulumtues mysafir në Departamentin e Shkencës Politike të Universitetit të Prishtinës dhe është një nga hulumtuesit kryesor të një projektit të mbështetur nga RRPP-ja “Hartëzimi i klientelizmit dhe shkaqet e tij: renta, kërkimi i rentave dhe demokracia në Kosovë dhe Shqipëri (1997-2013)”. Punimet e Luca-s janë publikuar në revista shkencore të ndryshme siç është New Political Economy dhe East European Politics.
Joie Chowdhury
Joie Chowdhury
Joie Chowdhury aktualisht është bashkë-drejtoreshë e Programit “Work with Dignity” të National Economic and Social Rights Initiative (NESRI) në New York. Ajo përfundoi nivelin bachelor në fushën e Juridikut (B.A.LL.B Hons.) në Indi, ndërsa titullin master në fushën e Juridikut dhe Diplomacisë (Marrëdhënie Ndërkombëtare) e mori në Fletcher School të Universitetit Tufts dhe titullin Master për Juridik (LL.M.) e mori në Columbia Law School.Para se t’i bashkohej NESRI-t ajo ka punuar në zyrën përfaqësuese të Akademisë Europiane, në Shkollën Juridike të Universitetit Columbia, në Qendrën për të Drejta Ekonomike dhe Sociale, në Consumer Unity and Trust Society International (CUTS), në projektin mbi të drejtën në shëndetësi për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, si dhe në Ministrinë e Shëndetësisë në Indi. Ajo poashtu është angazhuar si ligjëruese e së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut në Universitetin Tufts dhe Qendrën për të Rinjtë e Talentuar në Universitetin John Hopkins, si dhe ligjëruese mysafire për të drejtat e njeriut në shkollat juridike pranë universiteteve Hofstra, Columbia dhe Pennsylvania.
Seraina Rüeger
Seraina Rüeger
Seraina Rüegger është kandidate për doktoraturë në Hulumtime mbi Konfliktet Ndërkombëtare në Institutin Federal Zviceran për Teknologji (ETH) në Zürich. Momentalisht, Seraina është në një vizitë studimore në Departamentin e Shkencës Politike, Universiteti i Prishtinës. Në vitin 2009 ajo përfundoi studimet Mastër në fushën e Shkencës Politike pranë Universitetit të Zürich-ut. Në punimin e tezës së doktoratës ajo analizon drejtimin e lëvizjeve të refugjatëve dhe ndikimin e flukseve të refugjatëve të së njëjtës etni në procesin e konflikteve ndërkufitare. Puna e saj kërkimore përfshinë përhapjen e konflikteve, konfliktet etnike, refugjatët, migrimin, minoritetet, separatizmin dhe metodat kërkimore kuantitative