Të brendshëm

Të brendshëm 2017-12-25T12:02:44+00:00
Pëllumb Kelmendi
Pëllumb Kelmendi
Pëllumb Kelmendi është Profesor Asistent në Departamentin e Shkencës Politike pranë Universitetit Auburn në ShBA. Hulumtimet e tij fokusohen në konfliket etnike, kryengritjet e armatosura, misionet paqëruajtëse, dhe shtetndërtim. Para se të fillonte punën e tij në Auburn, ai ka shërbyer si Hulumtues Postdoktoral në Universitetin e Miçigenit në Ann Arbor. Ai ka përfunduar studimet e doktoraturës në Universitetin Brown, studimet e magjistraturës në Universitetin e Kembrixhit, ndërsa ato të nivelit baçelor në Universitetin e Çikagos. Hulumtimet e tij janë publikuar në revisten Journal of Conflict Resolution, në mes tjerash. Para se të fillonte punën e tij në Universitetin Auburn, ai ka punuar si asistent në Universitetin Brown dhe Universitetin e Prishtinës
Remzije Istrefi
Remzije Istrefi
Remzije Istrefi punon si profesoreshë në Fakultetin Juridik dhe Departamentin e Shkencës Politike të Universitetit të Prishtinës. Znj. Istrefi përfundoi doktoraturën në fushën e Shkencës Politike me specializim për Ligjin për të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut dhe Organizatat Ndërkombëtare. Studimet themelore i kreu në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa titullin L.L.M. në fushën e Ligjit për të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut e morri në Universitetin Notre Dame, në Indiana të SHBA-ve. Ajo për dhjetë vite punoi si Këshillëtare për të Drejtat e Njeriut në Misionin e OSBE-së në Kosovë, dhe ka shërbyer si këshilltare në institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare duke përfshirë UNDP, ECMI, KJI dhe KIPA. Në vitin 2008 znj. Istrefi ishte pjesë e Fulbright Exchange Scholar Program në kuadër të cilit ajo kaloi një semestër në Qendrën John Hope Franklin për Studime Multidisciplinare të Universitetit Duke në SHBA. Mbështetur nga WUS Austria për një kohë znj. Istrefi ka qëndruar në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit të Graz-it ku bëri punë kërkimore në fushën e administratës ndërkombëtare territoriale. Znj. Istrefi është anëtare e komisionit Bar Exam, dhe në mënyrë aktive është e përfshirë në projekte të ndryshme hulumtuese. Znj. Istrefi ka publikuar disa artikuj shkencor në fushën e të drejtave të njeriut dhe ka kontribuar në libra të shumtë që janë publikuar në Europë. Që nga viti 2010 ajo është Menaxhere Ekzekutive e projektit “Tejkalimi i Ndarjes” financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës – projekti më i madh multi-etnik i zbatuar ndonjëherë në qytetin e ndarë të Mitrovicës. Që nga viti 2011 znj. Istrefi është arbitër pranë Odës Amerikane të Tregtisë.
Mentor Agani
Mentor Agani
Mentor Agani është kandidat për doktoraturë në Departamentin e Sociologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa titullin MPIS/ESD e morri në Graduate School of Public and International Affairs, University of Pittsburgh. Gjatë vitit akademik 2006-2007 ai ishte “Fulbright Scholar” në Minda de Gunzburg Center for European Studies, Harvard University. Ai është pjesë e programit Academic Fellowship Program/Higher Education Support Program të Fondacionit për Shoqëri të Hapur. Në departamentin e Sociologjisë dhe të Shkencës Politike të Universitetit të Prishtinës, ai ligjëron lëndët “Shoqëria Civile”, “Teoritë dhe Modelet e Demokracisë” dhe “Kombi dhe Nacionalizmi”.
Anton Vukpalaj
Anton Vukpalaj
Anton Vukpalaj është Profesor asistent në Departamentin e Shkencës Politike pranë Universitetit
të Prishtinës. Nga viti 2016 ushtron detyrёn e Udhёheqёsit tё Departamantit. Ai ka studiuar
shkencat politike, sociologjinë politike, politikёn krahasuese në Universitetin francez të Sorbonës
(1994-1999), Universitetin e Parisit 10 (1999-2004), Institutin e Shkencave Sociale të Politikës
në Paris (2004-2008).  Ai ka botuar artikuj shkencor dhe ka hulumtuar gjerësisht mbi Ballkanin
Perëndimor.  Teza e tij e doktoraturës për Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë
(GJPNJ) është botuar në Francë, nё qershor 2010, nga shtëpia botuese Michel Houdiard
Editeur. Nga viti 2011, ai ka punuar si bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Shkencave Sociale
të Politikës (ISP) në Paris.  Fushat e tij tё interesit shkencor janё: drejtёsia tranzicionale, gjykatat
penale ndёrkombёtare, pёrdorimi politik i kujtesёs sё kaluarёs.