Aktivitetet 2017-11-03T00:17:04+00:00

Të përfunduara:

 

Në kuadër të programit ,,Dialogu për politika”, i cili synon fuqizimin e kapaciteteve hulumtuese në shkencat shoqërore në Kosovë, si dhe nxitjen e një dialogu të informuar në mes palëve të interesit, Qendra për Kurajo Politike (CPC) me mbështetjen e Programit për Promovimin e Hulumtimeve Rajonale në Ballkanin Perëndimor (RRPP), më 19 maj 2016 organizoi konferencën ,,Roli i komunitetit akademik dhe hulumtues në zhvillimet e politikave dhe vendimarrjes së bazuar në evidencë”. 

Objektivat kryesore të kësaj konference një-ditore ishin që të:
1. Prezantoj dhe promovoj të arriturat përmes „Regional Research Promotion Program (RRPP) National Policy Dialogue” 2012 – 2016 në Kosovë;
2. Shqyrtoj mundësitë se si të vazhdoj lidhja në mes të rezultateve kërkimore relevante dhe proceseve të caktuara të vendimarrjes;
3. Nxitë debatin në bashkëpunimin me studiuesit Kosovar që veprojnë jashtë vendit;
4. Shqyrtoj perspektivat për vazhdimin e aktiviteteve të projektit „Dialogu për Politikat” që në mënyrë efektive të kontribuojnë në cilësinë e hulumtimit dhe kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, dhe në këtë mënyrë t’i shërbejnë zhvillimit të politikave dhe vendimarrjes të bazuar në evidencë.

Në konferencë u mblodhën së bashku rreth pesëdhjetë pjesëmarrës, përfshirë përfaqësues të: Ambasadës së Zvicrës në Kosovë; Rektoratit të Universitetit të Prishtinës (UP); RRPP-së; të Universitetit të Friburgut; anëtarë të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Republikës së Kosovës; profesorë dhe hulumtues të universiteteve të Kosovës; ligjerues dhe hulumtues kosovar që veprojnë jashtë Kosovës; udhëheqës nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT); si dhe përfaqësues të organizatave think-tank.
Fjala hyrëse

Anita Schlüchter Roth, Zëvendës-Ambasadorja zvicerane në Kosovë, përgjatë fjalës së saj hyrëse shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për përkrahjen e iniciativave që si pikësynim kanë zhvillimin dhe promovimin e hulumtimit shkencor në fushën e shkencave shoqërore, duke cilësuar se fuqizimi i hulumtimit të mirëfilltë shkencor reflekton në emancipim të përgjithshëm. Ajo theksoi se cilësia e ulët e sistemit arsimor dhe punës hulumtuese është trashëgimi e të kaluarës së vështirë në Kosovë mirëpo edhe nga mungesa e vëmendjes së kushtuar këtyre sektorëve viteve të fundit.

Prorektori për kërkime shkencore në UP, Faton Berisha, u zotua se ngritja e kapaciteteve akademike por edhe financiare për nxitjen e hulumtimit shkencor është prioritet i menaxhmentit në të cilin ai bën pjesë. Për më shumë, ai kërkoi nga të pranishmit të kenë një qasje realiste për sa i përket pritshmërive lidhur me mundësitë e UP-ës për zhvillimin e projekteve hulumtuese konkuruese me vendet e tjera më të zhvilluara të botës.

Jasmina Opardija-Susnjar, menaxhere e RRPP, prezantoi kronologjikisht punën dhe të arriturat e programit në nxitjen dhe përkrahjen e hulumtimeve shkencore nga fusha e shkencave shoqërore në Kosovë. Ajo vuri theksin te rëndësia e qasjes dhe bashkëpunimit rajonal në fushën e kërkimeve duke shprehur se mundëson bashkëpunimin dhe rrjetëzimin mes hulumtuesve për interesime të përbashkëta, mundëson shkëmbimin e burimeve, rritë suksesin në pjesëmarrjen në programet ndërkombëtare si dhe ofrohen zgjidhje për probleme të ngjajshme.

Nita Bylykbashi-Deliu nga CPC prezantoi pikat kyesore të të arriturave të iniciativës ,,RRPP National Policy Dialogue”. Ajo u fokusua në paraqitjen e rekomandimeve të dala nga një sërë debatesh, takimesh e analiza të realizuara si pjesë e kësaj iniciative. Disa nga rekomandimet kryesore të paraqitura kishin të bëjnë me decentralizimin dhe deburokratizimin e universiteteve, lehtësimin e procedurave për aplikim për fonde në MASHT, me krijimin e mekanizmave për monitorimin e zbatueshmërisë së kornizave ligjore ekzistuese, si dhe me krijimin e urave bashkëpunuese e komunikuese në mes hulumtuesve dhe politikëbërësve.


Paneli I: Hulumtuesit dhe Politikëbërësit: (Pse/A) kemi nevojë për njëri-tjetrin? 

Në panelin e parë u trajtuan çështjet e komunikimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në mes hulumtuesve dhe politikëbërësve në Kosovë, si një nga parakushtet e domosdoshme për dizajnimin e politikave të zbatueshme edhe të sukseshme publike.

Magdalena Solska, këshilltare e RRPP-së si dhe ligjëruese në Universitetin e Friburgut, theksoi rëndësinë e përfshirjes së drejtëpërdrejtë të hulumtuesve në hartimin e politikave dhe strategjive publike, duke konsideruar se kufiri ekzistues rigjid në mes institucioneve shkencore-kërkimore dhe atyre politikëbërëse duhet të tejkalohet.

Gorana Radovanović
, menaxhere e projektit PERFORM në Serbi, u shpreh se hulumtimi mbi çështjet dhe problematikat pubike është një hallkë e patejkalueshme gjatë procesit të politikëbërjes. Për më shumë ajo theksoi se shpesh herë mungon besimi dhe respekti i dyanshëm nga hulumtuesit dhe politikebërësit, dhe se ata kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me prodhimin dhe përdorjen e evidencave.

Nait Hasani, kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport i Kuvendit të Rebublikës së Kosovës, theksoi se shkalla e lartë e moszbatueshmërisë së ligjeve ekzistuese reflekton mbi atë se sa të nevojshme janë hulumtimet paraprake mbi çështje të caktuara publike. Ai po ashtu konsideroi se tendenca e vazhdueshme për t’a harmonizuar legjistlacionin vendor me atë të BE-së, shpesh herë rezulton në miratim të ligjeve të cilat aspak nuk i përshtaten rrethanave ekzistuese kosovare. Ai theksoi se buxheti aktual i cili i ndahet komisionit të cilin ai e drejton është i pamjaftueshëm për inicimin dhe realizimin e proceseve monitoruese rreth zbatueshmërisë së ligjeve me rëndësi vitale në fushën e arsimit të lartë dhe hulumtimit shkencor.

Fisnik Korenica, drejtues i Grupit për Studime Juridike dhe Politike, konsideroi se debati rreth bashkëpunimit në mes politikëbërësve dhe hulumtuesve duhet të trajtohet në një nivel më strategjik. Sipas tij, dështimet e politikave të deritanishme publike në Kosovë janë rezultat direkt i mos planifikimit afatgjatë dhe mos konsultimit paraprak të rezultateve të hulumtimeve. Si pasojë, çdo ligj i Kosovës amandamentohen mesatarisht çdo 3-4 vjet, që konsiderohet si praktikë absurde. Ai po ashtu kërkoi që komisionet parlamentare të luajnë një rol më aktiv në procesin e hartimit dhe diskutimit të ligjeve.

Paneli II: Në vend të ,,Brain Gain” ose ,,Brain Drain”, pse jo ,,Brain-Circulation”?

Në panelin e dytë u diskutua lidhur me idenë dhe nevojën për ,,brain circulation” në mes hulumtuesve kosovarë që veprojnë në vend dhe diasporës akademike, si një alternativë kundrejt praktikave jo të suksesshme të deritanishme që kanë synuar kthimin e kësaj diaspore në Kosovë.

Në këtë drejtim, Nitë Bylykbashi-Deliu nga CPC, prezantoi dhe promovoi para të pranishmëve Platformën Virtuale të Hulumtuesve, një iniciativë kjo e cila synon intensifikimin e komunikimit, dialogimit dhe bashkëpunimit në mes hulumtuesve kosovarë të shkencave shoqërore në kuptimin e gjerë të tyre që veprojnë brenda dhe jashtë vendit, si dhe me institucionet vendore. Ajo shpjegoi se ideja për krijimin e kësaj platforme është motivuar nga të gjeturat e disa hulumtimeve të realizuara nga hulumtuesit e CPC-së, të cilat reflektojnë mbi mungesën e një hapësire inovative e praktike, në të cilën hulumtuesit kosovarë do të mund të ndanin publikisht interesat dhe angazhimet e tyre akademike, të bashkëpunonin mes vete dhe të informonin komunitetin akademik dhe politikbërës lidhur me aktivitetin dhe punën e tyre shkencore. Njëherit, të interesuarve iu bë thirrje që t’i bashkohen kësaj platforme.

Drita Kadriu, drejtoreshë e Departamentit për Arsim të Lartë në MASHT, u pajtua se ,,qarkullimi i trurit” është parakusht edhe për qarkullim të vlerave dhe për pavarësi akademike. Ajo njëherit u shpreh se krijimi i mundësive për rrjetëzim ndërkombëtar dhe inkuadrim të diasporës adakemike në hapësirën arsimore kosovare janë prioritete të MASHT-it. Ajo po ashtu konsideroi se kultura e hulumtimit shkencor në Kosovë duhet të instalohet dhe të promovohet që në nivelet e arsimit parauniversitar, si dhe të fuqizohen mekanizmat për kontrollimin dhe garantimin e kredibilitetit shkencor të punimeve akademike.

Gëzim Visoka, hulumtues dhe ligjërues në Universitetin e Dublinit, cilësoi se në Kosovë mungon hulumtimi i mirëfilltë akademik. Sipas tij, në këtë devalvim të përgjithshëm të vlerave akademike në Kosovë kanë kontribuar edhe organizatat e shoqërisë civile të cilat përmes realizimit të projekteve sipërfaqësore hulumtuese e kanë dëmtuar mendimin e pavarur kritik dhe e kanë frenuar prodhimin e dijes origjinale shkencore. Ai po ashtu vlerësoi se forcat konservatore të cilat mbështeten nga klane të ngushta të interesit personal kanë minuar përpjekjet për ndyshime rrënjësore në UP. Në këtë pikë, ai konsideroi se përderisa ,,kthimi i trurit” nuk ka rezultuar në zhvillim të përgjithshëm shoqëror për shkak se sistemi aktual nuk i ka favorizuar mendjet e hapura, zgjidhja mund të jetë tek ,,qarkullimi i trurit” ku hulumtuesit kosovarë bëhen pjesë dinamike e proceseve arsimore ndërkombëtare. Ai propozoi disa iniciativa konkrete përmes së cilave do të mund të përkrahej ,,qarkullimi i trurit” si: inicimi i një shkolle verore për hulumtim shkencor ku ligjërues do të mund të ishin hulumtues/e nga diaspora akademike kosovare; mbështetja financiare e mobilitetit të hulumtuesve për qëllime kërkimore-shkencore; shkëmbimi i syllabuseve mes ligjeruesve në universitetet e Kosovës me ata në vendet tjera; dhe aplikimi i përbashkët për fonde të BE-së për projekte hulumtuese.

Fjala Përmbledhëse: ,,Rruga përpara” – si të mbështeten mekanizmat e ,,National Policy Dialogue”?

Hasnije Ilazi, profesoreshë në UP, në fjalën e saj përmbyllëse identifikoi disa nga pikat më të rëndësishme nga diskutimet e konferencës. Ajo konkludoi se zhvillimi i hulumtimeve kredibile cilësore është baza mbi të cilën duhet të zhvillohet procesi i politikëbërjes. Për më tepër, ajo konsideroi se ndërtimi i kapaciteteve hulumtuese është një nevojë e domosdoshme me të cilën përballet komuniteti akademik kosovar. Sipas saj qasja në koncoriume ndërkombëtare si dhe nxitja e konkurencës do të kontribuonin në gjenerimin e hulumtimeve shkencore më cilësore në Kosovë. Ajo po ashtu vlerësoi se UP duhet të bëjë më shumë në përkrahje të projekteve hulumtuese si dhe të ndryshoj statutin ku roli i tij përkufizohet vetëm si institucion edukativo-arsimor, duke anashkaluar plotësisht komponentën e hulumtimit shkencor.

Mark Baskin, profesor në Universitetin Amerikan në Kosovë, theksoi faktin se edhe në vendet më të zhvilluara projektet hulumtuese shkencore nuk marrin shumë përkrahje për shkak të interferimit të interesave të caktuara politike. Ai po ashtu vlerësoi se tranzicioni demokratik në Kosovë, por edhe në vendet e tjera të ish-Jugosllavisë, ka bërë që fatkeqësisht shumë arritje të kaluara akademike të harrohen dhe të lihen në hije. Në këtë pikë, ai u shpreh se depolitizimi i kërkimeve shkencore është hapi kyç drejt një hapësire të pavarur, inovative dhe shoqërisht të dobishme akademike.

Qendra për Kurajo Politike (CPC) në kuadër të programit për fuqizimin e kapaciteteve hulumtuese në shkencat shoqërore në Kosovë, si dhe nxitjes së një dialogu të informuar në mes palëve të interesit, organizoi takimin e katërt të rradhës, “Scientific Cafè”. Ky takim në fokus të diskutimit kishte procesin e amandamentimit të Ligjit për Arsimin e Lartë, si dhe ndikimin e këtij procesi në gjendjen e kërkimeve shkencore në Kosovë. E ftuar në cilësinë e folëses ishte znj. Drita Kadriu, Drejtoreshë e Departamentit për Arsimin e Lartë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë së Kosovës, ndërsa hapja informuese e diskutimit u bë nga profesori Arben Hajrullahu, nga Departamenti i Shkencës Politike në Universitetin e Prishtinës.

Znj. Drita Kadriu vlerësoi se procesi i amandamentimit të Ligjit përArsimin e Lartë paraqet një hap kyç dhe të domosdoshëm, të ndërmarrë në përpjekje për të ngritur cilësinë e Arsimit të Lartë dhe për të krijuar një hapërsirë inovative studimi e kërkimi në Kosovë. Përgjatë diskutimit, ajo shpalosi disa nga komponentat e reja më të rëndësishme të këtij ligji si ajo e: financimit të institucioneve të Arsimit të Lartë, e cila fokusohet në ngritjen e kapaciteteve të njësive akademike për përfitimin e projekteve dhe granteve ndërkombëtare; menaxhimit – duke ofruar një ndarje të qartë të kompetencave menaxheriale dhe zhvillimin e resurseve njerëzore; si dhe komponenta e tregut të punës, e cila synon harmonizimin e plan programeve mësimore konform nevojave dhe kërkesave të tregut të punës në Kosovë.

Për sa i përket komponentës së hulumtimit shkencor, u tha se amandamentimet ligjore synojnë zgjerimin e rolit dhe karakterit të institucioneve të Arsimit të Lartë, nga institucione thjeshtë mësimdhënëse, siç kanë qenë deri më tani, në institucione kërkimore shkencore. Po ashtu, u cek se ndryshimet e reja i ashpërsojnë kriteret për avancim akademik, duke kërkuar më shumë hulumtime dhe publikime kredibile shkencore nga stafi akademik. Gjatë diskutimit, u cilësua se institucionet e arsimit në Kosovë, por edhe shoqëria në përgjithësi, kanë mungesë të kulturës dhe traditës së hulumtimit të mirëfilltë shkencor, dhe se shumë më shumë përpjekje duhet të bëhen, duke filluar që nga ciklet e ulëta të shkollimit, në mënyrë që kjo gjendje të përmirësohet.
Ndryshim i rëndësishëm u cilësua edhe themelimi i Unionit të Studentëve, si një entitet i përbashkët punues për të gjitha organizatat studentore, i cili do të koncentrohet në sjelljen e
risive akademike përmes projekteve ndërkombëtare, si dhe në përfaqësimin sa më të plotë e gjithë përfshirës të interesave të studentëve.

Në takim u diskutua poashtu edhe rreth Ligjit për Profesionet e Rregulluara, si një ligj i rëndësishëm për përcaktimin, mbrojtjen dhe garantimin e standardeve për ushtrimin e profesioneve të caktuara. Fillimisht, ky ligj do të pilotohet në tri fusha profesionale: në edukim, mjekësi, si dhe në profesionet teknike. Njëherit, u konsiderua se ky ligj do të shërbej edhe si barometer i shkallës së cilësisë së institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë.

Në kuadër të programit për fuqizimin e kapaciteteve hulumtuese në shkencat shoqërore në Kosovë me qëllim të nxitjes së një dialogu të informuar në mes palëve të interesit, Qendra për Kurajo Politike (CPC) organizoi takimin e tretë të radhës „Scientific Cafè”. I ftuar si folës në këtë takim ishte Dr. Mark Baskin, Profesor Hulumtues pranë Center for Policy Studies, Rockfeller College of Public Affairs and Policy, University at Albany, State University at New York dhe Ligjërues i Politikave Publike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në RIT/AUK (Universiteti Amerikan në Kosovë). Prezantimi i Dr. Baskin ishte reflektim dhe rezultat i disa dekadave të hulumtimit dhe punës në Kosovë dhe në vendet tjera të Ballkanit. Prezantimi u fokusua se si komuniteti ndërkombëtar, specifikisht hulumtimet në shkencat sociale ndërkombëtare e shohin Kosovën. Debati vazhdoi me studentët të cilët vinin nga fusha të ndryshme të studimit.

Dr. Baskin e hapi fjalimin duke shprehur shpresën që Kosova së shpejti do të bëhet një vend „normal dhe i mërzitshëm” e njohur nga të huajt për skijim, turizëm, partneritet të mirë; një vend që është pjesë e Europës dhe prej nga qytetarët e saj mund të udhëtojnë lirshëm dhe të kthehen te një gamë e gjerë e mundësive.  Ai përshkroi Kosovën bashkëkohore si shtet të vogël, multi-etnik që ka dalë nga një konflikt i vështirë, që së fundmi ka fituar pavarësinë e saj, dhe që është në procesin e rikonstruktimit ekonomik dhe fuqizimit të  demokracisë liberale.

Sipas Dr. Baskin shumë publikime të financuara nga donatorët më të mëdhenj ndërkombëtar dhe organizatat ndërkombëtare nxjerrin në shesh se Kosova vazhdon të jetë një „projekt” interesant për shumë fusha të zhvillimit ndërkombëtar. Shumë nga kjo punë siguron informacion të vlefshëm rreth zhvillimeve në Kosovë. Donatorët gjithashtu financojnë plane shpresëdhënëse për fuqizimin e zhvillimit ekonomik, sundimit të ligjit, reformave administrative, decentralizimit, dhe shumë fusha tjera. Grupet monitoruese, „Watchdogs”, si p.sh. International Crisis Group (Grupi Ndërkombëtar i Krizave) raportojnë rreth ngjarjeve të rëndësishme aktuale rreth Kosovës me udhëzime të qarta dhe optimistike për të gjitha palët se çfarë duhet bërë për të shënuar progres. Raporte të këtilla kanë qëllim të qartë rritjen e kapacitetit të Kosovës për t’u bërë një vend i „zakonshëm” në një kohë relativisht të shkurtër. Megjithatë në këto raporte Kosova ,imagjinohet’ gjithashtu si një projekt i  „jashtëzakonshëm”, si diçka e thyer që duhet rregulluar, e jo si një „vend i zakonshëm”.

Dr. Baskin më pas raportoi mbi një „test” të thjeshtë kualitativ që ai performoi për të eksploruar se çfarë shfaqet gjatë kërkimit akademik perëndimor kur një përdorues kërkon termin „Kosovo” në  EBSCO-në e Universitetin Albany, vegël e kërkimit akademik. Kërkimi automatikisht gjeneroi kategoritë e mëposhtme sikur të ishin „normale”: Lufta e Kosovës; Pavarësia e Kosovës; Gjenocidi në Kosovë; Intervenimi në Kosovë; Konflikti në Kosovë; Konflikti i Kosovës 1998-1999; Kosova; dhe Varfëria në Kosovë. Për dallim një kërkim i termit „Kroaci” gjenerohen automatikisht nocionet vijuese: Kroacia; Kultura Kroate; Kroatët; Historia Kroate; Turizmi Kroat; Ekonomia Kroate; Emigrimi Kroat; Imigrimi Kroat; dhe Katolicizmi Kroat.

Një kërkim lidhur me „politikat në Kosovë” solli  mbi  80 artikuj  pothuajse ekskluzivisht për konfliktin dhe luftën. Një kërkim për „Kosovën dhe Mirëqenien Sociale” rezultoi me disa artikuj interesant mbi cilësinë e ofrimit të shërbimeve si dhe lidhur me profesionet e shëndetit dhe mirëqenies sociale. Po ashtu u shfaqën edhe punime rreth „trashëgimisë së luftës, mirëqenies dhe jetesën në zonat rurale të Kosovës” pastaj rreth „qeverisjes paralele, vijat ndarëse dhe strategjitë (etnike) në Kosovë”, si dhe rreth „Planit të Ahtisaarit nga pikëpamja e sigurisë njerëzore”.  U gjetën shumë artikuj mbi aspektet e administrimit ndërkombëtar në  Kosovë; në precedentin e Kosovës për hungarezët në Sllovaki, për shembull; mbi rolin e emigrantëve në hartimin e politikave dhe në stresin post-traumatik në Kosovë. Eksplorimi i mëtejshëm çoi në një hulumtim që trajtonte kuptimin e sovranitetit, jashtëzakonshmëria e Kosovës, „ndërtimi i shtetit” në Kosovë dhe eksperimente në decentralizimin si një mjet të politikës për të adresuar „konfliktin etnik” të vështirë, dhe Kosova si një laborator për eksperimente në ndërhyrjen ndërkombëtare.

Prezantimi u përmblodh me analizë cilësore krahasuese që Kosova ngel ,interesante’ si një anatemë „jetofshi në kohë interesante”. Të gjitha rezultatet e kërkimeve ishin „praktike” dhe politikisht të  orientuar në një  mënyrë që kishin për qëllim të jenë kuptimplotë për organizatat ndërkombëtare dhe donatorët. Mirëpo si rezultat i këtij kërkimi testues nuk kishte asgjë rreth folklorit, letërsisë, muzikologjisë ose kulturës në përgjithësi, edhe pse punime të tilla egzistojnë. Në shikim të parë nuk u paraqit se puna ishte e nxitur nga një agjendë krahasuese globale e shkencave shoqërore, në të cilën Kosova ishte një „rast” apo vendosur si një sërë fenomenesh që mund të jenë të frytshëm të krahasuara me zhvillimet në vendet e tjera. Përjashtim nga ky përgjithësim ishte puna për luftën, konfliktin etnik, intervenimin, administrimin ndërkombëtar dhe përpjekjet për pajtim, të cilat tregojnë Kosovën si një ,eksperiment interesant’.

Për studentët, ai përafroi kuptimin nga eseja e mirënjohur e vitit 1977 e Vaclav Havel-it, „Fuqia e të pafuqishmit” që shkencëtarët socialë në Kosovë duhet të „jetojnë në mënyë të durueshme” dhe „të shprehen lirshëm”, duke ndërtuar marrëdhënie me shkencat sociale botërore në të cilën Kosova nuk është më një ,projekt inxhinierik’, por është një vend i vogël evropian dhe jo vetëm një nga ato vende që gjendet në të ashtuquajturin „Ballkani Perëndimor”. Tutje ai rekomandoi që, përveç kësaj pune që njeh situatën e Kosovës si situatë të vazhdueshme „komplekse dhe e tensionuar”, brezi i ri i shkencëtarëve social t’i kthehet punimeve që përfytyrojnë Kosovën si një vend tipik, që përjeton shumë nga sfidat e njëjta të zhvillimit si në vendet në Evropën Perëndimore, Amerikë Latine, Afrikë dhe Azi. Ai supozoi se Kosova nuk ka qenë sui generis dhe këshilloi studentët të trajnohen në metodologjinë sasiore dhe cilësore bashkëkohore të kërkimit dhe të fillojnë eksplorimin e vlerave në mënyrë të pajtueshme me „World Values Survey”; të ndërtuar mbi punën e mirë të bërë në politikat publike dhe të ofrimit të shërbimeve në një mënyrë eksplicite të krahasueshme me punën e bërë në vende të tjera; të shkruajnë në lidhje me klasat sociale dhe dallimet urbane-rurale; për të parë punën e përditshme të zhvillimit politik në parti, fuqizimi i kapaciteteve administrative, kapitalin social, këto vetëm disa nga  fushat interesante të hulumtimit. Kjo  gjithashtu do të jetë interesante për të lëvizur përtej nga hulumtimi i natyrës „rasti i Kosovës” dhe për të fituar njohuri nga studimi i shkencave shoqërore në vende të tjera. Ai është në pritje të ditës kur kosovarët do të udhëtojnë për në SHBA për të studiuar SHBA-të në vend të Kosovës, gjë të cilën ai e bëri shumë vite më parë, kur studioi historinë e Kroacisë dhe Jugosllavisë në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Zagrebit.

Gjatë bisedës me studentë, u konkludua gjithashtu  se Kosova ka shënuar progres substancial që nga viti 1999, dhe u theksua nevoja për fuqizimin edhe më shumë të kapaciteteve dhe të idesë së pronësisë së sistemit, duke përfshirë edhe problemet që lidhen me politikat publike. Për shembull Universiteti i Prishtinës duke u hapur ndaj botës për tu përfshirë me komunitetin global të hulumtimit të shkencave sociale, me anë të agjendës së saj „Kosova interesante” do t’i lëshoj vendin një „Kosove të zakonshme dhe normale” që sigurisht do të dal në shesh. Mjetet e kërkimit perëndimor, të cilët portretizojnë llojin e punës që është duke u përfunduar rreth Kosovës (duke përfshirë, me shpresë, punën nga akademikët Kosovar), do vijnë duke lëvizur përtej „krizës interesante” në bërjen e politikave që janë aktualisht në radhë. Ai parashikon një kohë kur universiteti nuk është vetëm një motor i zhvillimit, një prodhues i fuqisë punëtore të kualifikuar, apo një fushë beteje simbolike e grupeve të ndryshme në shoqërinë kosovare, por edhe tempulli i të mësuarit dhe ndriçimit që është i hapur për botën dhe angazhon atë në kushte të barabarta.

Qendra për Kurajo Politike (CPC), në vazhdën e aktiviteteve të saj që kanë për qëllim nxitjen e komunikimit, debatit dhe rrjetëzimit përbrenda hapësirës akademike dhe asaj hulumtuese, ka kënaqësinë të ju njoftoj për lansimin e Platformës Virtuale të Hulumtuesve.

Platforma Virtuale e Hulumtuesve është zhvilluar në kuadër të programit “Dialogu mes hulumtuesve dhe politikë-bërësve”, mbështetur nga “Regional Research Promotion Programme, Western Balkans” (RRPP).

Platforma Virtuale e Hulumtuesve synon mobilizimin e potencialeve akademike me qëllim të rritjes së kapaciteteve kërkimore si dhe përmirësimin e politikave publike për kërkimet shkencore dhe arsimin e lartë në Kosovë. Përmes prezantimit të punës dhe interesave kërkimore të hulumuesve kosovarë në fushat e shkencave sociale, Platforma Virtuale e Hulumtuesve synon promovimin e punës kërkimore përbrenda komunitetit akademik, dhe informim më të mirë të politikë-bërësve dhe publikut të gjerë për këtë punë. Hulumtuesit kosovarë që veprojnë brenda dhe jashtë vendit, përmes Platformës Virtuale të Hulumtuesëve, kanë mundësinë t’i prezantojnë interesat dhe hulumtimet e tyre dhe njëherit të njoftohen edhe me projektet kërkimore të hulumtuesve të tjerë.

CPC-ja përmes nxitjes së debatit dhe komunikimit akademik synon krijimin dhe mbështetjen e bashkëpunimeve hulumtuese inovative në fushën e shkencave sociale.  Të gjithë të interesuarit brenda dhe jashtë Kosovës të cilëtpotencialisht mund të kualifikohen për tu bërë pjesë e Platformës Virtuale të Hulumtuesve, ftohen të plotësojnë pyetësorin duke klikuar në:  http://cpc-ks.org/sq/pyetesor .

Qendra për Kurajo Politike (CPC), në kuadër të programit për fuqizimin e kapaciteteve hulumtuese në shkencat shoqërore në Kosovë, si dhe nxitjes së një dialogu të informuar në mes palëve të interesit, organizoi takimin e dytë të radhës, emëruar „Scientific Cafè”. Ky takim në fokus të diskutimit kishte gjendjen e studimeve, mësimdhënies dhe hulumtimeve në Universitetin e Prishtinës (UP). Fjalimet hyrëse në takim i mbajtën  Arben Hajrullahu dhe Adem Beha nga Departamenti i Shkencës Politike, si dhe Gëzim Selaci nga Departamenti i Sociologjisë. Debati vazhdoi me pjesëmarrjen aktive të studentëve nga fakultete e fusha të ndryshme të  studimeve.

Në takim u diskutua mbi transformimin e rolit të përgjithshëm të universitetit në shoqëritë bashkëkohore, duke e fokusuar vëmëndjen në sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet UP dhe e gjithë hapësira akademike kosovare përgjatë këtij procesi. Kështu, gjendja aktuale e studimeve, mësimdhënies dhe hulumtimeve shkencore në UP u vlerësua se ka mjaftë probleme e sidomos kur është fjala për garantimin e cilësisë, shkëmbimin e konkurimin me të arriturat më të reja shkencore në botën e jashtme akademike.

Si problematikë kyçe u identifikua fakti që stërngarkimi i stafit akademik të UP-së me mësimdhënie i zbeh mundësitë për fokusim në punën hulumtuese shkencore. Për më tepër, në njërën anë kontraktimi i stafit akademik vetëm në cilësinë e mësimdhënësve,  dhe në anën tjetër kushtëzimi i avansimit në tituj  akadamik bazuar në publikimet dhe hulumtimet shkencore u vlerësua të jetë një politikë kontradiktore. Më tutje, hapësira e arsimit të lartë kosovar u cilësua të jetë e izoluar për sa i përket shkëmbimit të ideve, stafit akademik e studentëve me botën e jashtme akademike, izolim ky i cili më pastaj reflektohet edhe në mungesën e cilësisë së studimit, hulumtimeve e të mësimdhënies.

Studentët e pranishëm në takim adresuan një sërë shqetësimesh për sa i përket të studiuarit në UP. Numri i madh i studentëve, mosaftësimi praktik, mos harmonizimi i programeve akademike me nevojat e tregut të punës, moszbatimi i plotë i reformave, plan programet e vjetëruara, mungesa e hapësirave inovative laboratorike, mungesa e literaturës bashkëkohore, si dhe moszhvillimi i ndërveprimit dhe debatit akademik përbrenda hapësirës universitare u përmendën si disa nga problemet më shqetësuese me të cilat përballën sot studentët e UP-ës.

Kështu, stimulimi i konkurencës akademike, rritja e transparenës si në aspektin administrativ ashtu edhe në atë akademik, por edhe rritja e llogaridhënies dhe transparenës karshi studentëve dhe taksapaguesve në përgjidhësi, u identifikuan si hapat e nevojshëm që duhet të ndërrmerren në mënyrë që UP, por edhe institucionet tjera, që të kthehet në hapësira të dijes, reflektimit e dialogimit mbi çështjet me interes publik e shkencor, hapësira këto të cilat do të sfidonin modelet dhe sistemet rigjide e të tejkaluara në kohë.

Në kuadër të projektit për fuqizimin e kapaciteteve hulumtuese të shkencave shoqërore në Kosovë dhe me qëllim të ngritjes së nivelit të zbatueshmërisë së politikave strategjike, programeve e ligjeve që kanë të bëjnë me çështjen e hulumtimit shkencor, më 27 maj 2015 hulumtues nga Qendra për Kurajo Politike (CPC) u takuan me anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës. Qëllimi i takimit ishte prezantimi i të gjeturave dhe rekomandimeve kryesore të CPC-së në kuadër të këtij programi, si  dhe diskutimin e jetësimit të mundshëm të këtyre rekomandimeve me anëtarët e Komisionit Parlamentar.

CPC prezantoi para anëtarëve të Komisionit punën dhe aktivitetet e saja të deritanishme duke u fokusuar veçënarisht në gjetjet dhe rekomandimet e dala nga një sere tryezash diskutimi, konferencash dhe takimesh me palët e interesit. Për më tepër, CPC shprehu shqetësim para anëtarëve të Komisionin për faktin se mekanizmat ekzistues ligjor që kanë për qëllim nxitjen dhe përkrahjen e punës hulumtuese shkencore nuk kanë zbatueshmëri në praktikë, dhe si të tillë janë joefektivë. Në këtë pikë, CPC-ja sygjeroi Komisionit që të bëjë monitorimin dhe vlerësimin e vazhdueshëm të zbatueshmërisë së këtyre mekanizmave ligjor e strategjik, duke theksuar rëndësinë e inicimit dhe nxitjes së një dialogu të hapur dhe të informuar në mes politikëbërësve dhe të gjitha palëve të interesit.

Për më shumë, në takim u diskutua edhe procesi i amandamentimit të Ligjit mbi Arsimin e Lartë si një momentum i rëndësishëm në vendosjen e një qëndrueshmerie ligjore në këtë fushë. Garantimi i cilësisë, transparenca, si dhe autonomia akademike dhe ajo financiare u përmendën si shtyllat kryesore mbi të cilat duhet të bazohet ky ligj, e pa të cilat krijimi i një hapësire hulumtuese të pavarur shkencore do të ishte i pamundur. Anëtarët e Komisionit u shprehën të gatshëm dhe bashkëpunues për t’i marrë parasysh komentet dhe rekomandimet përkatëse dhe për të forcuar tutje bashkëpunimin me CPC-në.

Në kuadër të programit për fuqizimin e kapaciteteve hulumtuese të shkencave sociale në Kosovë, Qendra për Kurajo Politike (CPC) organizoi takimin “Scientific Cafè”. Takimi  kishte për qëllim që problemet dhe sfidat e hulumtuesve të rinjë e senior si dhe të të gjithë komunitetit akademik të Kosovës t’i adresoj përmes diskutimeve joformale. Folësit të cilët ndanë përvojën e tyre si studiues jashtë vendit me një grup studentësh të interesuar nga fusha e shkencave sociale ishin: Pëllumb Kelmendi (Kandidat për Doktoraturë në Brown University SHBA), Avni Bytyqi (MA, Syracuse University, SHBA), Kushtrim Palushi (LL.M., University of Notre Dame, SHBA), Dafina Bucaj (LL.M., University of Cambridge, Mbretëri e Bashkuar) dhe Visar Ramaj (LL.M., Georgetown University, SHBA).

Diskutimi u fokusua në sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballen studentët kosovarë, duke vazhduar me procedurat e aplikimit për studime jashtë vendit. Kështu, folësit e ngritën çështjen e një sistemi arsimor kosovar të mangët, i cili lë shumë për të dëshiruar kur është fjala për krijimin e shkathtësive të të menduarit, lexuarit e shkruarit kritik dhe refkektues, që janë edhe qëllimi i vërtetë i studimeve universitare. Për më tepër u theksua se këto shkathtësi janë kyçe për të arritur regjistrimin dhe përfundimin e një programi studimi, qoftë në sistemin arsimor amerikan apo në atë evropiano perendimorë.

Studentët të cilët ishin kthyer nga studimet jashtë vendit adresuan kritika se sistemi aktual i studimeve në Kosovë është duke promovuar një etikë të ulët të punës e cila nuk i aftëson studentët në masë të duhur për të hulumtuar në mënyrë të pavarur dhe kritike. Sipas folësve dhe pjesëmarrësve është shumë e rëndësishme që koncepti i studimeve në Kosovë të orientohet kah aftësimi dhe ndërtimi i shkathësive të studentëve dhe jo vetëm paisja e tyre me njohuri rreth fakteve apo zhvillimeve nëpër fusha të ndryshme. Sipas tyre ky orientim do ta ngriste nivelin e përgaditjes akademike të studentëve e i cili do të rezultonte me zhvillim të gjithëmbarshëm të vendit.

Në këtë kontekst, folësit, duke ndarë përvojat personale, përshkruan se si studimet jashtë vendit i kanë ndihmuar në ngritjen profesionale dhe personale, ku edhe i ofruan studentëve të tjerë të pranishëm ndihmën dhe këshilla praktike mbi procedurat dhe kërkesat e plotësimit të aplikacioneve për përfitimin e bursave studimore të ndryshme, si dhe mbi përgatitjen për testet e nevojshme.

Gjatë diskutimit, studentët u inkurajuan që të jenë pjesë e sa më shumë aktiviteteve jashtë-kurrikulore, si vlerë e shtuar e përgatitjes së tyre akademike e profesionale si dhe të kontaktojnë pa hezitim e të rrjetëzohen me studiuesit kosovarë nëpër universitetet e huaja. Theks i veçantë iu kushtua edhe fazës së përcaktimit për një specializim profesional, si një zgjedhje që duhet të frymëzohet pikë së pari nga kurreshtja profesionale akademike, por duke pasur parasysh po ashtu edhe nevojat e kërkesat e tregut kosovar të punës.

Në këtë pikë, folësit cilësuan se shpesh, pas përfundimit të studimeve në një ambient të huaj akademik, kthimi dhe integrimi në shoqërinë kosovare dhe në jetën e saj publike nuk është aspak i lehtë. Kjo për shkak të korrupsionit të lartë, sistemit jo meritokratik dhe klientelist që e përcjell sferën publike kosovare. Por, po ashtu u theksua se përfundimi i një programi studimi jashtë vendit mund të shërbej si një katapultim i rëndësishëm në ndërtimin e një karriere profesionale akademike. Në diskutim gjithashtu u theksua se studiuesit për të ofruar kontributin e tyre jo domosdoshmërisht duhet të kthehen të jetojnë dhe veprojnë në vend. Ata mund të ofrojnë një kontribut të madh gjithashtu duke krijuar bashkëpunime mes institucioneve të jashtme ku veprojnë me institucionet e Kosovës, si p.sh. programe shkëmbimi mes profesorëve, hulumtuesve apo studenteve.

Si vazhdimësi e aktiviteteve për avancimin e kërkimit shkencor në Republikën e Kosovës, Qendra për Kurajo Politike (CPC), përkrahur nga Programi për Promovimin e Hulumtimeve Rajonale në Ballkanin Perëndimor (RRPP), organizoi konferencën ,,Hulumtimi dhe Zhvillimi në Kosovë një vit më pas: Ku po Shkojmë?” e cila u mbajt me 17 dhjetor 2014 në Prishtinë.

Synimi i konferencës, në të cilën do të morren pjesë përfaqësues të botës akademike dhe shkencore, politikëbërës dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, ishte që të ofrojë një mundësi për të diskutuar mbi zhvillimet aktuale, sfidat dhe nivelin e progresit të arritur në sferën e kërkimit shkencor dhe arsimin e lartë në Kosovë.

Objektivat e konferencës ishin:

1. Të prezantohen të gjeturat e analizave që CPC ka publikuar: ,,Analizë mbi Strategjinë për Veprimtari Kërkimore Shkencore/Artistike dhe Zhvillimore 2013-2016 dhe ndikimi i saj në punën e instituteve kërkimore në Universitetin e Prishtinës” si dhe ,,Analizë mbi Programin Kombëtar të Shkencës të Republikës së Kosovës”;

2. Të lehtësohet tutje diskutimi në mes të akterëve kryesorë lidhur me hapat e mëtutjeshëm të veprimit dhe sfidat në avancimin e politikave dhe kapaciteteve shkencore në shkencat shoqërore në Kosovë;

3. Të avokohet për integrimin e etikës në punën akademike dhe kërkimore, si dhe të ngrisë vetëdijen e publikut në përgjithësi mbi rëndësinë dhe rolin e shkencave shoqërore.


Fjala hyrëse

Paneli: Hulumtimi në shkencat shoqërore, rruga përpara

Paneli: Etika në akademi dhe punë kërkimore, rruga përpara

Paneli: Ndikimi i hulumtimeve në politikëbërës, rruga përpara

 

CPC ka publikuar analizën mbi Gjendjen e zbatimit të Programit Kombëtar të Shkencës të Republikës së Kosovës. Kjo analizë ofron një pasqyrë të gjendjes aktuale të zbatimit të objektivave të Programit për Shkencën duke analizuar veprimtaritë e parapara në raport me ato të realizuara deri në fund të vitit 2014.

Për të shkarkuar analizën kliko >Gjendja e zbatimit të Programit Kombëtar të Shkencës të Republikës së Kosovës (pdf)

CPC ka publikuar analizën mbi Strategjinë për Veprimtari Kërkimore-Shkencore/Artistike dhe Zhvillimore 2013-2016 dhe ndikimin e saj në punën e instituteve kërkimore në Universitetin e Prishtinës. Analiza ofron një pasqyrë të gjendjes së hulumtimeve në Univeritetin e Prishtinës (UP), vlerëson zbatimin e „Strategjisë për Veprimtari Kërkimore-Shkencore/Artistike dhe Zhvillimore 2013-2016”, dhe përmbledhë diskutimet e tryezës së rrumbullakët „Strategjia dhe ndikimi i saj në punën e instituteve kërkimore të UP-së”, mbajtur më 27 qershor 2014 në ambientet e Rektoratit të UP-së.

Për të shkarkuar analizën kliko >„Strategjina për Veprimtari Kërkimore-Shkencore/Artistike dhe Zhvillimore 2013-2016 dhe ndikimin e saj në punën e instituteve kërkimore në Universitetin e Prishtinës” (pdf)

Më 27 qershor 2014, Qendra për Kurajo Politike (CPC), mbështetur nga Programi Rajonal për Promovim të Hulumtimit në Ballkanin Perëndimor (RRPP) dhe në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës (UP), organizoi një tryezë në të cilën u diskutua lidhur me „Strategjinë për Veprimtari Kërkimore Shkencore/Artistike dhe Zhvillimore 2013-2016” dhe ndikimin e saj në punën e instituteve kërkimore të UP-së. Në tryezë morrën pjesë profesorë, udhëheqës të instituteve kërkimore në UP, menaxhmenti i UP-së, përfshirë ushtruesin e detyrës së Rektorit, si dhe ushtruesit e detyrës së prorektorëve.

Kjo tryezë, në të cilën u diskutua mbi praktikat, sfidat dhe vështirësitë në realizimin e punës kërkimore shkencore nga ana e instituteve kërkimore brenda UP, paraqet vazhdimësi të aktiviteteve të CPC-së për të kontribuar drejt fuqizimit të kapaciteteve kërkimore në shkencat sociale në Kosovë.

Tryeza u hap nga prof. Arben Hajrullahu, i cili diskutoi praktikat më të mira të aplikuara në vendet e rajonit. Sipas prof. Hajrullahut, këto praktika do të mund të shërbenin si shembuj për përmirësimin e politikave aktuale në Kosovë që kanë të bëjnë me realizimin e projekteve kërkimore shkencore. Prof. Hajrullahu, me synim të paraqitjes së një pasqyre të vlerësimit të gjendjes aktuale mbi implementimin e „Strategjisë për Veprimtari Kërkimore Shkencore/Artistike dhe Zhvillimore 2013-2016” dhe shtyerjes përpara të debatit në këtë temë, prezantoi disa nga gjetjet dhe rekomandimet e raporti të CPC „Gjendja e kërkimeve në shkencat shoqërorë në Universitetin e Prishtinës”.

Prof. Hasnije Ilazi, udhëheqëse e Institutit për Studime Sociale dhe Humantistike (ISSH) në kuadër të Fakultetit Filozofik dhe Prorektore për Marrëdhënie me Jashtë, elaboroi mangësitë në procedurën e hartimit të  „Strategjisë për Veprimtari Kërkimore Shkencore/Artistike dhe Zhvillimore 2013-2016”, duke theksuar se në hartimin e saj kanë marrë pjesë shumë pak anëtarë të stafit akademik. Prof. Ilazi vlerësoi se aktivitetet e planifikuara në strategji janë amicioze por jo të realizueshme. Në mes tjerash, ajo rekomandoi që të motivohet stafi akademik të promovojë lidhjen mes hulumtimit dhe industrisë, të ofrohet përkrahje administrative për projektet si dhe të zhvillohet një strategji e veçantë për ndërkombëtarizimin e punës kërkimore të UP.

Prof. Anton Berishaj, u.d. i Rektorit të Universitetit të Prishtinës, nënvizoi rëndësinë e qasjes efektive ndaj fondeve aktuale për hulumtim dhe vuri theksin tek procedurat e komplikuara eksistuese. Ai deklaroi poashtu se është e rëndësishme që të bëhet caktimi i qartë i prioriteteve afatshkurta dhe afatmesme me qëllim të ngritjes së punës kërkimore në UP.

Pjesëmarrësit diskutuan sfidat e tjera si mungesa e ndërlidhjes së punës kërkimore me nevojat e tregut dhe zhvillimit të shoqërisë, si dhe zhvillimin e kapaciteteve për aplikim dhe absorbim të fondeve nga burimet e jashtme.

Gjetjet e tryezës do të përmblidhen në një dokument i cili do të paraqesë pengesat në avansimin e punës hulumtimeve duke ofruar rekomandime specifike për menaxhmentin dhe stafin akademik të UP-së.

Më 28 mars 2014 Qendra për Kurajo Politike (CPC) mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES) organizoi një tryezë, në të cilën u prezantuan dhe diskutuan rezultatet e hulumtimit mbi „Efektet e vërteta politike të sistemeve zgjedhore, reflektim mbi  rastin e  Kosovës dhe reformës së saj zgjedhore të papërfunduar”. Në tryezë morrën pjesë politikëbërës, profesorë, student, si dhe përfaqësues të ambasadës Gjermane dhe të shoqërisë civile.

Tryezën e hapi  znj. Besa Luzha, Koordinatore e Projekteve në FES. Znj. Luzha theksoi se debati në Kosovë është përqëndruar shumë në çështjet që i përkasin ligjit zgjedhor por shumë pak, ose fare, nuk është diskutuar se cili sistem zgjedhor do t’i përshtatej më shumë Kosovës në rrugën e saj të tranzicionit drejt një shoqërie demokratike.

Z. Arben Hajrullahu, profesor në Departamentin e Shkencës Politike dhe drejtor ekzekutiv i CPC-së, tha se zgjedhja e sistemit adekuat zgjedhor duhet të rezulton me garantimin e reprezentimit si të shumicës po ashtu edhe të pakicave, të të gjithëve, por pa krijuar një mbivotim të shumicës apo bllokim nga pakica.

Z. Arben Qirezi, autor i hulumtimit, prezantoi të gjeturat  e hulumtimit Efektet Politike të Sistemeve Zgjedhore: Aplikim për Kosovën” ku paraqiti analizën e përparësive dhe mangësive të disa sistemeve të ndryshme zgjedhore. Z. Qirezi në bazë të simulimit të aplikimit të sistemeve të ndryshme zgjedhore theksoi efektet politike që do të kishin secila nga këto sisteme në rast të aplikimit në Kosovë.

Z. Arsim Bajrami, anëtar i Kuvendit të Kosovës, mirëpriti analizën duke cekur se mungesa e analizve të mirëfillta ka shkaktuar edhe stagnimin e reformës zgjedhore. Për më tepër, z. Bajrami tha se pothuajse 2/3 e anëtarëve të Kuvendit të Kosovës nuk e kuptojnë drejtë rolin e vet, por mendojnë se janë gjenerues të pushtetit.

Tryeza u përmbyll me një debati të gjerë pjesëmarrësit.

Hulumtimin „Efektet Politike të Sistemeve Zgjedhore: Aplikim për Kosovën” CPC do ta publikoj duke e vendosur në uebfaqe për të qenë në dispozicion të të gjithë të interesuarve.

CPC në vazhdën e aktiviteteve të iniciativës për të promovuar kërkimin shkencor në Kosovë organizoi konferencën “Hulumtimi dhe Zhvillimi në Kosovë në Perspektivën e Integrimit Evropian: Ku po Shkojmë?”e cila u mbajt më 3 dhjetor 2013.

Konferenca kishte dy qëllime. Së pari, të prezantonte të gjeturat e raporteve të CPC-së mbi gjendjen e kërkimeve në shkencat shoqërore në Kosovë, ndikimin e politikëbërsëve në punën kërkimore në Kosovë dhe kapacitetet hulumtuese të organizatave think tank në Kosovë. Së dyti, konferenca kishte për qëllim të shtynte përpara debatin mbi mangësitë dhe gjendjen e kërkimeve shkencore në Kosovë.

Në konferencë morrën pjesë përfaqësues të amabasadës zvicrane, ambasadës gjermane, Agjencionit Austriak për Zhvillim, rektoratit të UP-së, profesorë universiteti, udhëheqës nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT-i), anëtar të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administrim Publik, Qeverisje Lokale dhe Media nga Kuvendi i Kosovës, si dhe përfaqësues të organizatave think tank.

Raporti i konferencës

Prof. Myzafere Limani “Integriteti dhe etika në punë kërkimore”

Fjala hyrëse

Paneli “Ndërlidhja e punës kërkimore, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik”

Paneli “Gjendja e kërkimeve në shkencat shoqërore në Universitetin e Prishtinës”

Paneli “Etika në shkencë dhe punë kërkimore në Kosovë”

Paneli “Ndikimi i politikëbërësve në punën kërkimore shkencore në Kosovë”

Paneli “Gjendja e kërkimeve në organizatat think tank në Kosovë”

Following the RRPP Policy Dialogue Initiative taking place in Kosovo, the RRPP Local Coordination Unit organised a roundtable on the “State of Research at Think Tank Organisations in Kosovo” on 25 June 2013.

Roundtable attendance consisted of several representatives from the most active think tanks and international donors supporting research in Kosovo.

Prof. Arben Hajrullahu opened the roundtable by presenting recommendations made in the RRPP Policy Brief on Social Science Research in Kosovo, stressing the importance of international donors and their crucial role in supporting Kosovo’s effort to strengthen research capacities.

Mr. Christian Geosits, Head of the Austrian Development Cooperation (ADA) office in Kosovo, briefly presented the office’s policies pursued in support of Kosovo, e.g., those policies on the higher education sector and research activity. Mr. Geosits emphasised that the ADA’s concern with the Kosovar research market and the regulation of this sector is of the utmost importance. He is unsure whether the ADA’s programs address the needs of researchers in Kosovo, as his office mainly abides by guidelines from the National Research Strategy in Kosovo. Furthermore, he stressed that the ADA cannot provide preferential treatment for think tank organisation aims in Kosovo as the ADA is focused on Kosovo’s public institutions and policies.

Ms. Sophie Beaumont, representing the European Commission Liaison Office in Kosovo, expressed the wide array of possibilities for research funding, though Kosovo remains at a disadvantage in its inability to competitively compete in both the regional and European markets. Due to this disadvantage, Ms. Beaumont recommended, to the think tanks in Kosovo, increased focus on building writing capacities for research project applications.

The Kosovar think tank representatives stressed the everyday challenges they are facing. Specifically, they are often confronted with a lack of trust and credibility in their organisations when applying for Kosovo’s public funds dedicated to research. The think tanks feel unwelcomed with policy makers in their attempts to corroborate, further exacerbated by the disuse of their research when making policy decisions.

However, all think tanks representatives agreed that cooperation with universities should be increased. Contrary to most of the countries in the region, Kosovar think tanks are not politicised, which challenges their ability to absorb public funds.

A summary of the roundtable’s findings will be published in the form of a briefing paper in the upcoming weeks.

On 21 May 2013 the RRPP LCU in Kosovo organised a roundtable on “The Impact of the Decision Making Community in Research in Kosovo” within its Policy Dialogue Initiative.

The roundtable identified the best practices to strengthen cooperation between research and decision making communities in order to enhance scientific and research capacities in Kosovo. Roundtable attendees included many researchers, professors of the University of Prishtina, members of the Ministry of Education, Science and Technology of Kosovo (MEST) and representatives from the Committee for Education, Culture, Youth, Sports, Public Administration, Local Government and Media at the Assembly of Kosovo.

Participants focused their discussion on three topics: Budget allocation for science and research in Kosovo; legislative frameworks; and the implementation of a proposed National Science Programme of Kosovo.

Prof. Arben Hajrullahu presented recommendations made in the RRPP Policy Brief on Social Science Research in Kosovo, stressing the need for higher commitment and financial support for science and research. According to Prof. Hajrullahu “there is no sustainable development and economic growth without genuine investment in science, research and innovation”.

Mr. Murteza Osdautaj, Director of the Department for Science and Technology at the MEST, presented the National Science Programme of Kosovo and how it may be initialised. Researchers explained how the programme is more focused on procedures and applying criteria rather than research results. Regarding the programme’s implementation, Mr. Osdautaj identified and emphasised problems within the Kosovar research community’s inadequate capacities to absorb funding. Researchers found this to be partly due to the complicated procedures and criteria in applying for funds.

Mrs. Teuta Haxhiu, Member of the Committee for Education, Culture, Youth, Sports, Public Administration, Local Government and Media at the Kosovo Assembly, necessitates lobbying for attaining higher science budget allocations in Kosovo. According to Mrs. Haxhiu, it is essential that all stakeholders cooperate closely to identify the measures needed for further advancing science and research activities.

Mr. Afrim Kasolli, also a Member of the same committee at the Kosovo Assembly, highlighted that the current law predicts 0.7% of the total budget to be dedicated to science. However, he also criticised the fact that there is insufficient monitoring and most laws are not implemented in their entirety.

A vivid debate concluded the roundtable where presenters addressed questions and concerns of the scholars present at the roundtable.

On 19 April 2013, the LCU Kosovo organised a roundtable on “The State of Research in Social Sciences at the University of Prishtina”, gathering a multitude of participants; among them representing Prishtina University management staff, professors and scholars. The event allowed for debate and the identification of specific actions that could be taken to strengthen further research capacities and activities in Kosovar social sciences.

Opening remarks were delivered by Prof. Arben Hajrullahu, who presented recommendations made for the University of Prishtina (UP) in the policy brief on Social Science Research in Kosovo. Prof. Hajrullahu highlighted that one of the key challenges in advancing research capacities at the UP is the lack of research-based Masters and Doctoral Programmes. Moreover, he stressed the importance of increased internationalisation at the university in addition to enacting measurable indicators on research capacities and activities.

Pro-rector for research at the UP, Prof. Avdulla Alija, presented the UP’s current stage in implementing its “Strategy for Scientific and Artistic Research Activities and Development 2013-2016”. Prof. Alia emphasised that the core working group’s establishment in supporting the implementation of scientific projects at the university has been a concrete step in the advancement of research activities.

Prof. Hasnije Ilazi, Director of the Institute for Social Sciences and Humanities at the UP, presented some of the key findings from “Background Reports on Social Sciences and Humanities: Kosovo”. Prof. Ilazi stressed the need for UP’s academic staff to compound research activities into their regular workload. Contribution to internationalisation efforts and research projects must be taken into greater consideration in selection and promotion processes of UP academic staff.

The roundtable concluded with a lengthy vivid debate wherein participants addressed various matters regarding research at the UP. A summary of the roundtable’s findings will be published in the form of a briefing paper.

On 5 April 2013, the RRPP LCU Kosovo convened all members of the core working group engaging the policy dialogue initiative on “Strengthening Research Capacities in Social Sciences in Kosovo”.

This group is composed of key institutional representatives from the Ministry of Education, Science and Technology (MEST), the University of Prishtina (UP), scholars and think tank/civil society representatives. In this meeting, the core working group discussed and developed further policy dialogue strategies and determined work priorities for the upcoming months.

Moreover, the core working group members committed to advising and contributing to all further policy dialogue actions including three roundtables to be held in the coming months:
1. “The State of Research at the University of Prishtina” ( April 2013);
2. “The Impact of Policy Community in Research Work in Kosovo” (May 2013);
3. “The State of Research in the Civil Society Sector” (June 2013).

The core working group, aiming to further strengthen research capacities in Kosovar social sciences, will attend each of the roundtables and meet externally to contribute to developing briefing papers, which are based on the findings of each respective roundtable. In addition, they will participate actively through discussion panels in the final roundtable planned for October this year.

Focus on Kosovo”, Prishtina, 5 October 2012

Within its policy dialogue activities on 5 October 2012, the Centre for Political Courageal Coordination Unit in Kosovo organised a one-day international conference on “The Role of Social Sciences in Transitional Societies with Particular Focus on Kosovo”. About fifty participants attended the conference, ranging from university professors to national and international researchers, members of civil society and students.

The Rector of the Prishtina University (UP), Prof. Dr. Ibrahim Gashi, welcomed the organisation of this international conference and expressed his gratitude to the RRPP and the Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) in Kosovo for making it possible. Moreover, Rector Gashi stressed the readiness of the UP to strengthen its exchanges and cooperation with universities and scientific programmes, such as the RRPP. The director of the SDC, Mr. Markus Baechler, pointed out that the SDC supports social sciences in Western Balkans countries because they have a fundamental role to play in transitional societies. The manager of the RRPP, Ms. Jasmina Opardija-Susnjar, briefed participants about the main aims and goals of the RRPP, in addition to its roles and challenges in strengthening research capacities and scientific cooperation in the region.

Within the conference, three panels and a round table were conducted.

In the first panel, on the state of research at the UP, university professors teaching at the university stressed the need for more research activities, linking research with teaching and student involvement in research activities in the early phases of one’s study.

The second panel presented on the state of research for private providers of higher education, which produced several representatives from private providers of higher education in Kosovo and the Director of the Kosovo Accreditation Agency. Research activities, initiatives and measures taken by private providers of higher education were presented in an effort to stress the development of research in the interests of market needs. In the third panel, on the state of research in think tanks and civil society, members of some of the most active think tanks operating in Kosovo stressed their role in research activities and the need for cooperation with universities. This led a discussion on the challenges of working in civil society and the think tank sector.

The roundtable entitled, “Trends and Challenges in Regional and international Cooperation in Research and Teaching”, offered some concluding remarks at the conference. UP professors, professors from the region and other European countries, representatives of the FP7 and Tempus programmes, as well as representatives from the Ministry of Education, Science and Technology of Kosovo (MEST) and the Ministry of Education and Sciences of Albania (MASH) discussed the main challenges in the university and research sectors regarding transitional societies (such as Kosovo), with the addition of future opportunities for cooperation in research and education.

Conclusions and recommendations resulting from this conference will be published in a policy brief that will be distributed to all relevant stakeholders and decision-makers shaping research and higher education in Kosovo.

———-

>Programme

> List of Participants

———-

>Policy Brief “Social Science Research in Kosovo”- Albanian (pdf)

> Policy Brief “Social Science Research in Kosovo”- English (pdf)