SEEDS 2017-12-09T16:19:35+00:00

SEEDS

 

Media Pack for Kosovo

https://www.cessda.eu/Projects/All-projects/CESSDA-SaW/WP3/National-development-plans-for-data-services-in-the-ERA-media-packs

South-Eastern European Data Services – SEEDS

 

Çfarë është SEEDS?

SEEDS (South-Eastern European Data Services) – Shërbimet e të Dhënave në Evropën Jug-Lindore – është një projekt i mbështetur nga Zvicra që synon të ndihmoj në krijimin e shërbimeve të reja të të dhënave në shkencat shoqërore në Kosovë, Kroaci, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Shqipëri. Nën drejtimin e shërbimeve të të dhënave mirë të etabluara zvicerane dhe sllovene (FORS dhe ADP), projekti do të zgjeroj kapacitetet e institucioneve partnere të përzgjedhura, dhe do të kontribuojë në thellimin e njohurive dhe zhvillimin e instrumenteve në lidhje me infrastrukturën e shërbimit të të dhënave. SEEDS do t’i afrojë institucionet partnere pranë një lëvizjeje dhe rrjeti ndërkombëtar, duke mundësuar përfitime afatgjata jo vetëm për institucionet partnere, por mbi të gjitha edhe për komunitetet kërkimore kombëtare duke i bërë të dhënat më të qasshme për analiza dytësore.

 

Arkivimi dhe shpërndarja e të dhënave – pse është e rëndësishme?

Aktualisht, të dhënat parësore të mbledhura nga studimet në shkencat shoqërore në pjesën më të madhe të vendeve të Evropës Jugore mbeten kryesisht në zotërim të hulumtuesve ose institucioneve të tyre. Këto të dhëna shpesh mbesin të padisponueshme për hulumtuesit e tjerë të fushës, pavarësisht potencialit të madh që kanë  në adresimin e pyetjeve të tjera kërkimore të rëndësishme. Momentalisht, në këto shtete nuk ka shërbime ekzistuese apo të qëndrueshme të të dhënave nga shkencat shoqërore që mund të merren me çështjet e ruajtjes dhe shpërndarjes së të dhënave parësore.

 

Arkivimi dhe shpërndarja e të dhënave nëpërmjet një shërbimi të dhënash:

– Siguron ruajtjen e të dhënave kërkimore në një ambient të sigurt;
– Inkurajon kërkimin shkencor dhe debatin;
– Rrit ndikimin dhe dukshmërinë e kërkimit;
– Promovon dhe vlerëson kërkimin që krijoi të dhënat;
– Zvogëlon shpenzimet e dyfishimit të mbledhjes së të dhënave;
– Ofron burime të rëndësishme për edukim dhe trajnim; dhe
– Forcon metodologjitë e kërkimit.

 

Cilat janë objektivat kryesorë të SEEDS?

Katër objektivat kryesore të SEEDS janë:

1. Vendos institutet kërkimore partnere në pozicionin e duhur për të shërbyer si shërbime kombëtare të dhënash në shërbim të komuniteteve të kërkuesve;

2. Ndërton dhe forcon kapacitetet e arkivimit, njohuritë dhe infrastrukturën teknike;

3. Promovon idenë e shpërndarjes së të dhënave dhe analizave dytësore në vendet partnere

4. Përgatit shërbimet e reja të të dhënave në vendet e Evropës Jug-Lindore për t’u bërë anëtarë të CESSDA -Partneriteti Evropian i Arkivave të të Dhënave në Shkencat Shoqërore

 

Qasja e hapur

Qasja e hapur (open access) i referohet parimit të reduktimit të barrierave në marrjen e të dhënave kërkimore dhe të publikimeve. Meqë kërkimi dhe inovacioni ndërtohen mbi arritjet e mëparshme, një sistem efikas për ndarjen e gjerë dhe qasjen tek të dhënat kërkimore dhe publikimet mund të përshpejtojë progresin shkencor. Si pasues i iniciativave të ndryshme në nivel evropian (p.sh. Horizon 2020), projekti SEEDS adreson nevojën për qasje dhe shpërndarje më të madhe të të dhënave parësore të mbledhura gjatë kërkimit në shkencat shoqërore. Ai synon të përforcoj strategjitë dhe strukturat kombëtare specifike ekzistuese, ndërkohë që kontribuon në zhvillimin e strategjive dhe strukturave të reja.

 

Vizito uebfaqen e projektit: http://seedsproject.ch/
Shkarko broshurën e projektit duke klikuar këtu
Partnerët

KOSOVË
Qendra për Kurajo Politike (CPC)
www.cpc-ks.org

KROACI
Fakulteti i Shkencave Humane dhe Shoqërore, Universiteti i Zagrebit (FFZG)
www.ffzg.unizg.hr

MAQEDONI
Universiteti Ss. Cyril and Methodius, Instituti për Kërkim Sociologjik, Politik dhe Juridik (ISPJR)
www.isppi.ukim.edu.mk

MAL i ZI
Qendra për Monitorim dhe Kërkim (CeMI)
www.cemi.org.me

SERBI
Instituti i Shkencave Ekonomike (IES)
www.ien.bg.ac.rs

SHQIPËRI
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
www.idmalbania.org

SLLOVENI
Arkivi Slloven i të Dhënave i Shkencave Shoqërore (ADP) i Universitetit të Lubjanës (UL)
www.adp.fdv.uni-lj.si

ZVICËR
Qendra Zvicerane e Ekspertizës në Shkencat Shoqërore (FORS)
www.forscenter.ch