RRPP 2017-11-03T00:14:44+00:00

RRPP

Programi Rajonal për Promovimin e Kërkimit  Shkencor (RRPP) në Ballkanin Perëndimor ka si qëllim kryesor zhvillimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor në fushat sociale. Në këtë program marrin pjesë Shqipëria, Bosnja & Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.  Ky program ka në themel të tij bashkëpunimin ndërmjet vendeve pjesëmarrëse.

Veprimtaria e RRPP fokusohet në tre drejtime kryesore të ndërlidhura mes tyre:

1. Ofrim grantesh për projekte kërkimore shkencore, të cilat trajtojnë çështje /probleme të që kanë të bejnë me procesin e tranzicionit në secilin prej vendeve, si dhe për të gjithë rajonin;

2. Ofrim kolegiumesh metodologjike dhe trajnime tematike;

3. Mundësim dhe forcim i komunikimit dhe bashkëpunimit rajonal.

 

Për më shumë informata klikoni www.rrpp-westernbalkans.net