Projektet 2017-11-30T11:18:57+00:00

Të përfunduara:

Kohëzgjatja: shkurt 2010 – qershor 2011
Ekipi i hulumtuesëve: Remzije Istrefi, Mentor Agani, Pëllumb Kelmendi, Gjylbehare Bella-Murati

Projekti hulumtues “Shoqëria civile në Kosovë nga viti 1999” i cili iu propozua dhe u përkrah nga PPHR-ja, i kishte disa qëllime. Qëllim i parë ishte të hetohen shtigjet e veçanta që shoqëria civile kosovare i mori pas vitit 1999, në rrethanat e veçanta që mbizotëronin në Kosovë gjatë kësaj periudhe. Qëllimi i dytë ishte të hetohet nëse strukturat qeverisëse kosovare i kanë keqpërdorur dhe manipuluar vështirësitë e veçanta me të cilat Kosova është përballur gjatë përpjekjeve të veta për ta arritur shtetësinë, me qëllim të pengimit të funksionimit të shoqërisë civile, si dhe pasojat që këto keqpërdorime dhe manipulime të supozuara mund t’i kenë patur në procesin e tranzicionit të Kosovës drejt demokracisë. Dhe, së fundi, ky projekt ishte një përpjekje për ta kuptuar dhe shpjeguar ndryshimin e jashtëzakonshëm të angazhimit qytetar në Kosovë pas lufës së vitit 1999, krahasuar me format dhe intensitetin që ky angazhim i kishte para vitit 1999.
Në hetimin e ndikimit që rrethanat e veçanta në Kosovë pas  vitit 1999 e ushtruan në zhvillimin e shoqërisë civile kosovare të sotme, ekipi hulumtues është përqendruar në dy rrethana që patën rëndësi mbizotëruese: në gjendjen karakteristike për një mjedis të paslufës, dhe praninë dhe ndikimin e jashtëzakonshëm të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Sa i përket keqpërdorimeve dhe manipulimeve të mundshme nga strukturat qeveritare kosovare, përqendrimi i ekipit hulumtues ishte në mundësitë që këto struktura i kanë patur për t’i shfrytëzuar të ashtuquajturat “çështjet e mëdha kombëtare” (të tilla si ato që kishin të bëjnë me statusin përfundimtar të Kosovës, njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe vështirësitë shumë të mëdha në veriun e Kosovës), me qëllim të përligjjes së një mjedisi në të cilin mbizotërojnë qeverisja joefkase dhe nivele të larta të korrupsionit. Puna e bërë lidhur me qëllimin e tretë ishte një përpjekje për t’i dhënë një farë kuptimi zvogëlimit të përnjëhershëm të frymës qytetare  pas vitit 1999, e cila frymë ishte jashtëzakonisht e fuqishme më parë, dhe për ta kuptuar transformimin e shoqërisë civile kosovare në një entitet i cili më tepër i përngjason një makiazhi të skenës politike, se një force shtytëse e cila do të sillte ndonjë përmirësim të mirëflltë politik.

Libri “Shoqëria civile në Kosovë nga viti 1999” është produkti përfundimtar i këtij hulumtimi. Ky i përmban katër kapituj të shkruar nga anëtarët e ekipit hulumtues, të cilët mbështeten në të dhënat e ftuara gjatë intervistave. Dy nga këta kapituj, “Përkrahja e pajtimit në Kosovën e paslufës” i Gjylbehare Bella Muratit, dhe “Ndërtimi i paqes që funksionon: A sjell ndryshim Ndërtimi i Komunitetit në Mitrovicë” i Remzije Istreft dhe Valdete Idrizit, janë të përqendruar në rolin që shoqëria civile kosovare e ka luajtur në çështjet e marrëdhënieve ndëretnike dhe të të drejtave të njeriut në Kosovën e paslufës; ky i dyti e shqyrton çështjen e pjesës veriore të qytetit të ndarë të Mitrovicës. Punimi i Pëllumb Kelmendit, “Shoqëria civile dhe politika e kundërshtimit në Kosovën e paslufës” nxjerr përfundime mbi funksionimin e shoqërisë civile kosovare duke u përqendruar në zhvillimin e lëvizjes “Vetëvendosje.” Dhe, në fund, kapitulli hyrës i shkruar nga Mentor Agani e ofron një vështrim të përgjithshëm të të tërë hulumtimit dhe i jep disa përfundime të përgjithësuara për zhvillimet e shoqërisë civile kosovare të tashme.

Libri: Shoqëria Civile në Kosovë nga 1999

Implemented institution: Economic Development Group (EDG)
Project Coordinator: Mrika Kotorri
Contact: [email protected]

The research project research is an effort to shed light on the reasons to emigrate and to return to the home country after having spent time abroad. Additionally, it tries to understand the impacts of migration and its accompanying components on education and poverty at the household level. As such, this study is an independent work that aims at stimulating a debate and discussion on migration. Through dissemination of the results it is intended to add value to the ongoing migration discourse taking place in Kosova and to serve as information for policy making. The team hopes that the recommendations derived based on the results of this analysis be taken into consideration by policy makers.

Involved institutions:
Centre for Political Courage (CPC), Kosovo
Development Solutions Associates (DSA), Albania

Duration: 01 July 2014 – 31 March 2016

Project Coordinator: Adem Beha
Contact: [email protected]

This project proposes a systematic examination of the intensity, organization and causes of clientelism in post-1999 Kosovo and post-1997 Albania. Firstly, the development of a quantitative ‘map’ of comparative clientelism across various areas of economic governance in the two countries is envisioned. Secondly, an econometric model shall be drafted to investigate what variables may cause the differential incidence of patron-client exchange in different areas of economic governance. This model can be successfully used to assess the impact of institutional reforms in fighting clientelism. Additionally, from all the low and lower-middle income countries, Albania was the second largest recipient of anti-corruption-related aid per capita during 2002-2012. In the same period, Kosovo ranked fourth in the world distribution of good-governance-related aid, excluding small island states (authors’ calculations based on OECD data). Nevertheless, little analytical effort has been devoted to assess how these policy interventions have transformed, if at all, the dominant informal modes of regulation (such as clientelism) in specific licenses and rent-management regime. This study aims to contribute to bridging the identified gap.

Main Objectives:
• Develop a quantitative map of comparative clientelism across different areas of economic governance in Kosovo and Albania;
• Reconstruct the configuration of patron-client structures and relations within which corrupt transactions occur;
• Investigate the causes of corruption and clientelism in the two target countries, in order to ‘explain’ the differential incidence of clientelistic relations across different areas of economic governance and assess the impact of donor-funded regulatory and anti-corruption reforms in ‘specific’ sectors of economic governance.

Expected Outputs:
• Three research papers to be sent to peer-reviewed journals;
• Regional workshops in Kosovo and Albania and presentation of project results to policy-makers, development practitioners and academic community;
• Three country-specific policy briefs.

Në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Qendra për Kurajo Politike dhe Universiteti i Prishtinës, hulumtuesi Luca J. Uberti ka prezantuar gjetjet e projektit “Hartëzimi i klientelizmit dhe shkaqet e tij: renta, kërkimi i rentave dhe demokracia në Kosovë dhe Shqipëri” i cili është financuar nga ‘Regional Research Promotion Programme (RRPP)’.

Ky projekt dy vjecar është fokusuar tek përcaktuesit dhe efektet ekonomike të korrupsionit. Nëpërmes një partneriteti me think-tank nga Tirana (Development Sokutions Associates), gjithashtu është zhvilluar një dimension krahasues mbi studimin e korrupsionit në vendet që kanë kaluar tranzicionin pas konfliktit.

Ky projekt është zhvilluar rreth dy pyetjeve kryesore hulumtuese: a është korrupsoni përcaktues në rritjen ekonomike në Shqipëri dhe Kosovë dhe, nëse po, a munden reformat institucionale ta zvogëlojnë korrupsionin?
Pyetja e parë është trajtuar me anë të një ankete të ndërmarrjeve  në dy vende, anketë kjo e dizajnuar për të hetuar perceptimin e nivelit të fortë të korrupsionit, klientelizmit dhe mitmarrje. Duke pasur parasysh rolin vendimtar (edhe pse shpesh neglizhohet) të industrisë dhe, në veçanti, prodhimit për zhvillim dhe ndryshimeve strukturore, anketa ekskluzivisht ka mbuluar një mostër prej mbi 200 firma që veprojnë në disa sektorë të industrisë dhe të minierave – duke përfshirë (ndër të tjera), tekstile dhe veshje , metalet bazë, pulpë dhe letër, ushqim dhe pije, gome dhe plastike, etj

Rezultatet treguan se korrupsioni ka një efekt neto në uljen e rritjes ekonomike në Shqipëri dhe Kosovë: firmat që operojnë në një mjedis jo-korruptiv raportojnë të rriten me një normë mesatare që është më shumë se 8 pikë përqindje më e lartë se kompanitë e tjera, duke mbajtur disa përcaktuesit e tjerë të rritjes së vazhdueshme të firmës.

Megjithatë, studimi tregoi se efekti neto i korrupsionit është i përbërë nga disa nën-efekte, disa prej të cilave janë jo-negative. Për shembull, firmat duhet të mbështeten në rrjetet joformale (të partisë me bazë) të menaxhimit të punës dhe rekrutimin për të disiplinuar punën dhe për të korrur përfitimet e zgjerimit të fuqisë punëtore. Për më tepër, operimi në një mjedis më të korruptuar se sa ‘mesatarja’ nuk sjell ndonjë ulje të mëtejshme në prodhim, dhe korrupsioni duket se nuk ka efekt mbi normën e investimeve kapitale dhe rritjen e punësimit.

Këto rezultate ofrojnë njohuri të vlefshme për të adresuar më mirë luftën anti-korrupsion dhe për të arritur më shumë ‘zhurmë për dre’. Në këtë mënyrë, pjesa e dytë e projektit ka shqyrtuar të dhënat e suksesit të disa reformave anti-korrupsion të nxitura nga komuniteti i donatorëve që nga fundi i 1990.

Për ta bërë këtë, ne jemi mbështetur në të dhëna dytësore mbi kohën e shpërndarjes së licensave për investime të rëndësishme (p.sh. miniera dhe ndërtimtari) dhe kemi përdor zgjedhjet si ‘indikator’ të korrupsionit, ku rritja e fuqishme e dhënies së licensave afër zgjedhjeve është interpretuar si një tregues që licensat janë dhënë si këmbim për ryshfet dhe/apo vota.

Pastaj ne kemi studiuar ndikimin e reformave rregullatore përkatëse dhe ‘qeverisjes së mirë’ në intensitetin e ciklit zgjedhor – që është, në madhësinë e korrupsionit. Gjetjet tona tregojnë se, në sektorin e minierave në Kosovë, reformat rregullatore projektuar për të reduktuar korrupsionin nuk kishin efekt të rëndësishëm në rastet aktuale të korrupsionit. Rezultatet tona hedhin dyshime mbi qëndrueshmërinë e luftimit të korrupsionit duke u ngatërruar me institucionet formale – qasje kjo e cila ka qenë në qendër të strategjive anti-korrupsion deri më sot. Në të kundërt, gjetjet tona tregojnë se agjencitë anti-korrupsion duhet t’i kushtojë vëmendje më të madhe përcaktuesve informal të praktikave korruptive.

Prezenatimi i Luca J. UBERTI u pasua nga një prezantim i Yllka Buzhales (nga Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim), e cila prezantoj të gjeturat e projektit tjetër të financuar nga RRPP “Rrjetet joformale të pushtetit, patronazhi politik dhe klientelizmi”.  Diskutimi u mbyll me një debat produktiv mbi mësimet e nxjerra dhe rrugen se si të ecet përpara.

CPC ka publikuar skicën e politikave  “Klientelizmi dhe Rritja: Si të kanalizohen më mirë përpjekjet antikorrupsion”. Kjo skicë politikash është rezultat i projektit “Hartëzimi i klientelizmit dhe shkaqet e tij: renta, kërkimi i rentave dhe demokracia në Kosovë dhe Shqipëri (1997–2013)”, duke përfshirë një sondazh të më shumë se 200 ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe Shqipëri, i cili harton ndikimin e korrupsionit në rritjen e sektorit privat. Ky projekt kërkimor u mbështet nga Regional Research Promotion Programme Western Balkans (RRPP)
“Kur shikojmë rrjedhën e licencave minerare përgjatë kohës në Kosovë dhe Shqipëri, qartazi del një rritje e dukshme në prag zgjedhjesh; viti para zgjedhjeve sjell një rritje me 38% në licencat e lëshuara në krahasim me numrin mesatar afatgjatë të licencave të lëshuara në Kosovë, kurse në Shqipëri kjo rritje është rreth 55%”.
Shkarkoni skicën duke klikuar këtu