This Is A Custom Widget

This Sliding Bar can be switched on or off in theme options, and can take any widget you throw at it or even fill it with your custom HTML Code. Its perfect for grabbing the attention of your viewers. Choose between 1, 2, 3 or 4 columns, set the background color, widget divider color, activate transparency, a top border or fully disable it on desktop and mobile.

This Is A Custom Widget

This Sliding Bar can be switched on or off in theme options, and can take any widget you throw at it or even fill it with your custom HTML Code. Its perfect for grabbing the attention of your viewers. Choose between 1, 2, 3 or 4 columns, set the background color, widget divider color, activate transparency, a top border or fully disable it on desktop and mobile.
Rrethi i miqëve 2017-10-20T08:23:03+00:00
Pëllumb Kelmendi
Pëllumb Kelmendi
Pëllumb Kelmendi është Profesor Asistent në Departamentin e Shkencës Politike pranë Universitetit Auburn në ShBA. Hulumtimet e tij fokusohen në konfliket etnike, kryengritjet e armatosura, misionet paqëruajtëse, dhe shtetndërtim. Para se të fillonte punën e tij në Auburn, ai ka shërbyer si Hulumtues Postdoktoral në Universitetin e Miçigenit në Ann Arbor. Ai ka përfunduar studimet e doktoraturës në Universitetin Brown, studimet e magjistraturës në Universitetin e Kembrixhit, ndërsa ato të nivelit baçelor në Universitetin e Çikagos. Hulumtimet e tij janë publikuar në revisten Journal of Conflict Resolution, në mes tjerash. Para se të fillonte punën e tij në Universitetin Auburn, ai ka punuar si asistent në Universitetin Brown dhe Universitetin e Prishtinës.
Remzije Istrefi
Remzije Istrefi
Remzije Istrefi punon si profesoreshë në Fakultetin Juridik dhe Departamentin e Shkencës Politike të Universitetit të Prishtinës. Znj. Istrefi përfundoi doktoraturën në fushën e Shkencës Politike me specializim për Ligjin për të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut dhe Organizatat Ndërkombëtare. Studimet themelore i kreu në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa titullin L.L.M. në fushën e Ligjit për të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut e morri në Universitetin Notre Dame, në Indiana të SHBA-ve. Ajo për dhjetë vite punoi si Këshillëtare për të Drejtat e Njeriut në Misionin e OSBE-së në Kosovë, dhe ka shërbyer si këshilltare në institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare duke përfshirë UNDP, ECMI, KJI dhe KIPA. Në vitin 2008 znj. Istrefi ishte pjesë e Fulbright Exchange Scholar Program në kuadër të cilit ajo kaloi një semestër në Qendrën John Hope Franklin për Studime Multidisciplinare të Universitetit Duke në SHBA. Mbështetur nga WUS Austria për një kohë znj. Istrefi ka qëndruar në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit të Graz-it ku bëri punë kërkimore në fushën e administratës ndërkombëtare territoriale. Znj. Istrefi është anëtare e komisionit Bar Exam, dhe në mënyrë aktive është e përfshirë në projekte të ndryshme hulumtuese. Znj. Istrefi ka publikuar disa artikuj shkencor në fushën e të drejtave të njeriut dhe ka kontribuar në libra të shumtë që janë publikuar në Europë. Që nga viti 2010 ajo është Menaxhere Ekzekutive e projektit “Tejkalimi i Ndarjes” financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës – projekti më i madh multi-etnik i zbatuar ndonjëherë në qytetin e ndarë të Mitrovicës. Që nga viti 2011 znj. Istrefi është arbitër pranë Odës Amerikane të Tregtisë.
Mentor Agani
Mentor Agani
Mentor Agani është kandidat për doktoraturë në Departamentin e Sociologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa titullin MPIS/ESD e morri në Graduate School of Public and International Affairs, University of Pittsburgh. Gjatë vitit akademik 2006-2007 ai ishte “Fulbright Scholar” në Minda de Gunzburg Center for European Studies, Harvard University. Ai është pjesë e programit Academic Fellowship Program/Higher Education Support Program të Fondacionit për Shoqëri të Hapur. Në departamentin e Sociologjisë dhe të Shkencës Politike të Universitetit të Prishtinës, ai ligjëron lëndët “Shoqëria Civile”, “Teoritë dhe Modelet e Demokracisë” dhe “Kombi dhe Nacionalizmi”.
Anton Vukpalaj
Anton Vukpalaj
Anton Vukpalaj është Profesor Asistent në Departamentin e Shkencës Politike pranë Universitetit të Prishtinës. Ai ka studiuar shkencat politike, sociologjinë politike, politiken krahasuese dhe integrimet evropiane në Universitetin francez të Sorbonës (1994-1999), Universitetin e Parisit 10 (1999-2004), Institutin e Shkencave Sociale të Politikës në Paris (2004-2008). Ai ka botuar artikuj shkencor të shumtë dhe ka hulumtuar gjerësisht mbi Ballkanin Perëndimor. Teza e tij e doktoraturës për Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (GJPNJ) është botuar në Francë, qershor 2010, nga shtëpia botuese Michel Houdiard Editeur. Nga viti 2004, ai ka punuar si bashkëpunëtor i pavarur shkencor në Institutin e Shkencave Sociale të Politikës (ISP) në Paris. Në vitin 2011 ai bëhet anëtar i rregullt i ISP-së. Nga viti 2006 ai është bashkëpunëtor shkencor i Grupit për Analiza Politike (GAP) të Universitetit të Parisit 10. Gjatë vitit akademik 2011-2012 ai u bë Lektor në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Shkencës Politike, ndërsa në vitin 2013 ai zgjedhet Profesor Asistent.