This Is A Custom Widget

This Sliding Bar can be switched on or off in theme options, and can take any widget you throw at it or even fill it with your custom HTML Code. Its perfect for grabbing the attention of your viewers. Choose between 1, 2, 3 or 4 columns, set the background color, widget divider color, activate transparency, a top border or fully disable it on desktop and mobile.

This Is A Custom Widget

This Sliding Bar can be switched on or off in theme options, and can take any widget you throw at it or even fill it with your custom HTML Code. Its perfect for grabbing the attention of your viewers. Choose between 1, 2, 3 or 4 columns, set the background color, widget divider color, activate transparency, a top border or fully disable it on desktop and mobile.
Stafi ekzekutiv 2017-10-20T08:27:31+00:00
Arben Hajrullahu
Arben Hajrullahu
Arben Hajrullahu është Profesor i Asocuar në Departamentin e Shkencës Politike pranë Universitetit të Prishtinës. Ai ka studiuar Shkenca Politike (drejtim primar), dhe drejtime dytësore Histori të Europës Juglindore, Drejtën Publike Krahasimtare, Shkencat e Komunikimit Publik, dhe Gjuhë Gjermane pranë Universiteteve të Prishtinës (1994), Gracit (1995-1999), Vjenës (2000-2005) dhe Huddersfieldit (2002). Ai ka hulumtuar dhe publikuar gjerësisht për vendet e Ballkanit Perëndimor. Teza e tij e doktoratës mbi Integrimin në BE dhe Krijimin e Paqes Afatgjate në Ballkanin Perëndimor fitoi çmimin për vepër shkencore të vitit 2005 nga Fondacioni Europian Dr. Alois Mock dhe është publikuar në tetor 2007 nga shtëpia botuese NOMOS. Që nga 2001 ai ka vepruar si bashkëpunëtor shkencor në Qendrën për Europën Juglindore pranë Karl-Franzens Universitetit të Gracit. Nga 2003 deri 2005 ai punoi si bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Austriak për Politikë të Jashtme në Vjenë. Nga 2007 deri 2011 ai ishte bashkëpunëtor shkencor pranë Akademisë Europiane Bolzano. Në vitin akademik 2007-2008 ai mori pjesë në programin Fulbright Hubert Humphrey në SHBA ku punoi pranë Universitetit të Karolinës Veriore në Chapel Hill dhe Qendrës Ndërkombëtare për Studiues Woodrow Wilson në Washington DC. Nga 2009 deri 2013 ai punoi si Këshilltar i Lartë për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, Misioni në Kosovë. Në 2005 ai u zgjodh Asistent Profesor dhe në 2010 Profesor i Asocuar pranë Universitetit të Prishtinës, Departamentit të Shkencës Politike. Në vitin 2009 ai themeloi Qendrën për Kurajo Politike.
Adem Beha
Adem Beha
Adem Beha është ligjërues në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës. Ai përfundoi studimet në Shkencë Politike dhe Administratë Publike në Universitetin e Prishtinës dhe ka diplomuar në master në programin Shoqëria Civile dhe Zhvilli Lokal nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Grazit dhe Universiteti Kombëtar i Irlandës në Galway. Beha është angazhuar si trajner, konsulent, dhe hulumtues në organizata të ndryshme të shoqërisë civile vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë UBO Consulting, KOPF, REF dhe Fondacionin Peace Berghof. Interesimet e tij kërkimore përfshijnë: transformimi i konflikteve, siguria njerëzore, shtet-ndërtimi dhe ndërtimi i paqes, të drejtat e pakicave dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Adem Beha, CV e plotë
Nite Bylykbashi
Nite Bylykbashi
Nitë Bylykbashi aktualisht është në përfundim të studimeve Master në Departamentin Menaxhment dhe Informatikë të Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit të Prishtinës. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në po të njejtin departament dhe universitet (2008-2011). Puna e Nitës fokusohet në administrimin dhe menaxhimin e projekteve me fokus në arsimin e lartë dhe hulumtim.Kontakti: [email protected]