Në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Qendra për Kurajo Politike dhe Universiteti i Prishtinës, hulumtuesi Luca J. Uberti ka prezantuar gjetjet e projektit “Hartëzimi i klientelizmit dhe shkaqet e tij: renta, kërkimi i rentave dhe demokracia në Kosovë dhe Shqipëri” i cili është financuar nga ‘Regional Research Promotion Programme (RRPP)’.
Ky projekt dy vjecar është fokusuar tek përcaktuesit dhe efektet ekonomike të korrupsionit. Nëpërmes një partneriteti me think-tank nga Tirana (Development Sokutions Associates), gjithashtu është zhvilluar një dimension krahasues mbi studimin e korrupsionit në vendet që kanë kaluar tranzicionin pas konfliktit.
Ky projekt është zhvilluar rreth dy pyetjeve kryesore hulumtuese: a është korrupsoni përcaktues në rritjen ekonomike në Shqipëri dhe Kosovë dhe, nëse po, a munden reformat institucionale ta zvogëlojnë korrupsionin?
Pyetja e parë është trajtuar me anë të një ankete të ndërmarrjeve në dy vende, anketë kjo e dizajnuar për të hetuar perceptimin e nivelit të fortë të korrupsionit, klientelizmit dhe mitmarrje. Duke pasur parasysh rolin vendimtar (edhe pse shpesh neglizhohet) të industrisë dhe, në veçanti, prodhimit për zhvillim dhe ndryshimeve strukturore, anketa ekskluzivisht ka mbuluar një mostër prej mbi 200 firma që veprojnë në disa sektorë të industrisë dhe të minierave – duke përfshirë (ndër të tjera), tekstile dhe veshje , metalet bazë, pulpë dhe letër, ushqim dhe pije, gome dhe plastike, etj
Rezultatet treguan se korrupsioni ka një efekt neto në uljen e rritjes ekonomike në Shqipëri dhe Kosovë: firmat që operojnë në një mjedis jo-korruptiv raportojnë të rriten me një normë mesatare që është më shumë se 8 pikë përqindje më e lartë se kompanitë e tjera, duke mbajtur disa përcaktuesit e tjerë të rritjes së vazhdueshme të firmës.
Megjithatë, studimi tregoi se efekti neto i korrupsionit është i përbërë nga disa nën-efekte, disa prej të cilave janë jo-negative. Për shembull, firmat duhet të mbështeten në rrjetet joformale (të partisë me bazë) të menaxhimit të punës dhe rekrutimin për të disiplinuar punën dhe për të korrur përfitimet e zgjerimit të fuqisë punëtore. Për më tepër, operimi në një mjedis më të korruptuar se sa ‘mesatarja’ nuk sjell ndonjë ulje të mëtejshme në prodhim, dhe korrupsioni duket se nuk ka efekt mbi normën e investimeve kapitale dhe rritjen e punësimit.
Këto rezultate ofrojnë njohuri të vlefshme për të adresuar më mirë luftën anti-korrupsion dhe për të arritur më shumë ‘zhurmë për dre’. Në këtë mënyrë, pjesa e dytë e projektit ka shqyrtuar të dhënat e suksesit të disa reformave anti-korrupsion të nxitura nga komuniteti i donatorëve që nga fundi i 1990.
Për ta bërë këtë, ne jemi mbështetur në të dhëna dytësore mbi kohën e shpërndarjes së licensave për investime të rëndësishme (p.sh. miniera dhe ndërtimtari) dhe kemi përdor zgjedhjet si ‘indikator’ të korrupsionit, ku rritja e fuqishme e dhënies së licensave afër zgjedhjeve është interpretuar si një tregues që licensat janë dhënë si këmbim për ryshfet dhe/apo vota.
Pastaj ne kemi studiuar ndikimin e reformave rregullatore përkatëse dhe ‘qeverisjes së mirë’ në intensitetin e ciklit zgjedhor – që është, në madhësinë e korrupsionit. Gjetjet tona tregojnë se, në sektorin e minierave në Kosovë, reformat rregullatore projektuar për të reduktuar korrupsionin nuk kishin efekt të rëndësishëm në rastet aktuale të korrupsionit. Rezultatet tona hedhin dyshime mbi qëndrueshmërinë e luftimit të korrupsionit duke u ngatërruar me institucionet formale – qasje kjo e cila ka qenë në qendër të strategjive anti-korrupsion deri më sot. Në të kundërt, gjetjet tona tregojnë se agjencitë anti-korrupsion duhet t’i kushtojë vëmendje më të madhe përcaktuesve informal të praktikave korruptive.
Prezenatimi i Luca J. UBERTI u pasua nga një prezantim i Yllka Buzhales (nga Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim), e cila prezantoj të gjeturat e projektit tjetër të financuar nga RRPP “Rrjetet joformale të pushtetit, patronazhi politik dhe klientelizmi”. Diskutimi u mbyll me një debat produktiv mbi mësimet e nxjerra dhe rrugen se si të ecet përpara.