Shoqëria Civile në Kosovë që nga viti 1999

Periudha e projektit: shkurt 2010 – qershor 2011 | Donator: Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)

Projekti hulumtues ,,Shoqëria civile në Kosovë që nga viti 1999” u fokusua në zhvillimet osova shoqërisë civile kosovare pas luftës së vitit 1999 në përpjekje për t’i analizuar këto zhvillime dhe për t’i vendosur ato osova konteksteve më të gjera të demokratizimit dhe tranzicionit. Projekti kishte tre objektiva kryesore:

  1. Të hulumtojë rrugët e veçanta të zhvillimit të ndërmarra nga shoqëria kosovare gjatë viteve 1990 nën kushtet mbizotëruese në Kosovë;
  2. Të shqyrtohet nëse strukturat qeveritare kosovare kanë keqpërdorur dhe manipuluar vështirësitë me të cilat ballafaqohej vendi në përpjekjet e tij për të arritur shtetësinë, me qëllim të pengimit të funksionimit të shoqërisë civile, përveç ndikimeve të shkaktuara nga këto keqpërdorime dhe manipulime të supozuara në procesin e tranzicionit të Kosovës drejt demokracisë; dhe
  3. Të kuptojë dhe shpjegojë ndryshimet e jashtëzakonshme në angazhimin qytetar kosovar pas Luftës së Kosovës, në krahasim me format dhe intensitetet e ndryshme të përjetuara nga ky angazhim para vitit 1999.