Arben Hajrullahu

Arben Hajrullahu, i lindur në Prishtinë më 1975,  ka studiuar Shkencë Politike (drejtim primar), dhe drejtime dytësore Histori të Europës Juglindore, Drejtësi Publike Krahasimtare, Shkencat e Komunikimit Publik, dhe Gjuhë Gjermane pranë Universiteteve të Prishtinës (1994), Gracit (1995-1999), Vjenës (2000-2005) dhe Huddersfieldit (2002).  Ai ka hulumtuar dhe publikuar gjerësisht për vendet e Ballkanit Perëndimor.  Teza e tij e doktoratës Paqja Afatgjate në Ballkanin Perëndimor përmes Integrimit në BE fitoi çmimin për vepër shkencore të vitit 2005 nga Fondacioni Europian Dr. Alois Mock dhe është publikuar në tetor 2007 nga shtëpia botuese NOMOS.  Nga 2000 deri 2003 ai ka vepruar si bashkëpunëtor shkencor në Qendrën për Europën Juglindore pranë Karl-Franzens Universitetit të Gracit.  Nga 2003 deri 2005 ai punoi si bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Austriak për Politikë të Jashtme në Vjenë.  Nga 2007 deri 2011 ai ishte bashkëpunëtor shkencor pranë Akademisë Europiane Bolzano.  Në vitin akademik 2007-2008 ai mori pjesë në programin Fulbright Hubert Humphrey në SHBA ku punoi pranë Universitetit të Karolinës Veriore në Chapel Hill dhe Qendrës Ndërkombëtare për Studiues Woodrow Wilson në Washington DC.  Nga 2009 deri 2013 ai punoi si Këshilltar i Lartë për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, Misioni në Kosovë.  Nga 2005 ai shërben si Profesor pranë Universitetit të Prishtinës, Departamentit të Shkencës Politike dhe në vitin 2009 ai themeloi Qendrën për Kurajo Politike.

Kontakt: arben.hajrullahu@cpc-ks.org