Joie Chowdhury aktualisht është bashkë-drejtoreshë e Programit “Work with Dignity” të National Economic and Social Rights Initiative (NESRI) në New York. Ajo përfundoi nivelin bachelor në fushën e Juridikut (B.A.LL.B Hons.) në Indi, ndërsa titullin master në fushën e Juridikut dhe Diplomacisë (Marrëdhënie Ndërkombëtare) e mori në Fletcher School të Universitetit Tufts dhe titullin Master për Juridik (LL.M.) e mori në Columbia Law School.Para se t’i bashkohej NESRI-t ajo ka punuar në zyrën përfaqësuese të Akademisë Europiane, në Shkollën Juridike të Universitetit Columbia, në Qendrën për të Drejta Ekonomike dhe Sociale, në Consumer Unity and Trust Society International (CUTS), në projektin mbi të drejtën në shëndetësi për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, si dhe në Ministrinë e Shëndetësisë në Indi. Ajo poashtu është angazhuar si ligjëruese e së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut në Universitetin Tufts dhe Qendrën për të Rinjtë e Talentuar në Universitetin John Hopkins, si dhe ligjëruese mysafire për të drejtat e njeriut në shkollat juridike pranë universiteteve Hofstra, Columbia dhe Pennsylvania.