Prof. Joseph Marko është profesor në „Institute for Austrian, European and Comparative Public Law, Political Science, and Administration” në Universitetin Karl Franzens të Grac-it dhe aktualisht është dekan i Fakultetit Juridik. Prof. Marko nga viti 1997 deri 2002 ka shërbyer si njëri ndër tre gjykatësit ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe në periudhën 1998 deri 2002 dhe 2006/07 ka qenë anëtar i komitetit këshillëdhënës në Këshillin e Evropës, i themeluar në kuadër të Konventës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. Gjatë periudhës 2006-2007, ai gjithashtu ka shërbyer si këshillëtar politik i Christian Schwarz-Schilling, Përfaqesuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë. Që nga viti 1998, prof. Marko është drejtor i „Institute for Minority Rights” në European Academy Bozen/Tirol Jugor. Ai është autor dhe bashkautor i më shumë se 25 librave.