Kohëzgjatja e projektit: korrik 2014 – mars 2016 | Donator: Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)
Ky projekt kreu një ekzaminim sistematik të intensitetit, organizimit dhe shkaqeve të klientelizmit në Kosovën e pas vitit 1999 dhe në Shqipërinë e pas vitit 1997. Së pari, parashikohet zhvillimi i një ,,harte” sasiore të klientelizmit krahasues në fusha të ndryshme të qeverisjes ekonomike në të dy vendet. Së dyti, u hartua një model ekonometrik për të hetuar se cilat variabla mund të shkaktojnë incidencën diferenciale të shkëmbimit ndërmarrës-klient në fusha të ndryshme të qeverisjes ekonomike. Ky model u përdor me sukses për të vlerësuar ndikimin e reformave institucionale në luftën kundër klientelizmit.