Si vazhdim i aktiviteteve të saj në lidhje me avancimin e kërkimit në Republikën e Kosovës, CPC organizoi konferencën me titull ,,Kërkimi dhe zhvillimi në Kosovë: Quo vadis?”, mbajtur më 17 dhjetor 2014 në Hotel Sirius në Prishtinë.
Qëllimi i konferencës ishte të ofrojë një forum për të diskutuar zhvillimet e fundit, sfidat dhe progresin e arritur në fushën e kërkimit shkencor dhe arsimit të lartë në Kosovë. Objektivat e konferencës përfshinin sa vijon:
- Të paraqesim dy analiza që CPC ka publikuar së fundi: ,,Strategjia për veprimtaritë kërkimore-zhvilluese shkencore/artistike 2013-2016 dhe ndikimi i saj në punën e instituteve kërkimore në Universitetin e Prishtinës” dhe ,,Analizë mbi Programin Kombëtar të Shkencës të Republikës. të Kosovës”;
- Të lehtësojë më tej diskutimin ndërmjet palëve kryesore të interesuara mbi sfidat dhe planet e veprimit për avancimin e kapaciteteve dhe politikave kërkimore në lidhje me shkencat sociale në Kosovë;
- Të mbrojë integrimin e etikës në akademi dhe kërkime dhe të forcojë më tej ndërgjegjësimin e publikut të përgjithshëm mbi rëndësinë dhe rolin e shkencave sociale.
Konferenca ,,Kërkimi dhe zhvillimi në Kosovë: Quo vadis?” mblodhi së bashku përfaqësues kryesorë nga komuniteti hulumtues dhe akademik, politikëbërës dhe anëtarë të institutive kërkimore që veprojnë në Kosovë. Qëllimi kryesor i konferencës ishte reflektimi mbi zhvillimet aktuale, sfidat dhe nivelin e progresit të arritur në kërkimin shkencor dhe reformat e arsimit të lartë.
Në panelin ,,Hulumtimi në shkencat shoqërore–rruga përpara” u diskutua për kornizën ligjore që rregullon kërkimin shkencor, infrastrukturën dhe buxhetin në Kosovë; marrëdhëniet ndërmjet demokracisë dhe kërkimit shkencor; dhe marrëdhëniet ndërmjet shkencës dhe aftësisë së saj për të trajtuar sfidat bashkëkohore.
Diskutimi në panelin ,,Etika në akademi dhe kërkimi-rruga përpara” përfshiu rolin e etikës në kërkimin akademik; integriteti akademik; dhe lirinë akademike.
Në panelin me temë ,,Ndikimi i kërkimit te politikëbërësit, rruga përpara” u diskutua për ndërlidhjen e kërkimit akademik dhe vendimmarrjes së informuar; ndarja e fondeve shtetërore për kërkime dhe ciklin e politikëbërjes në Kosovë.