Orteku në Arsimin e Lartë: Studimet e Doktoraturës në Studime Sociale dhe Humanistike në Universitetin e Prishtinës

Periudha e projektit: qershor 2017 – qershor 2018
Donatorë: Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Departamenti Federal i Punëve të Jashtme, Zvicër; Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës, DANIDA.
Partnerët e projektit: Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe Qendra për Kurajo Politike (CPC)

Objektivi i projektit ishte nxitja e debatit thelbësor dhe ndryshimi i politikave për llogaridhënien publike, qeverisjen dhe cilësinë e studimeve të doktoratës në shkencat sociale në Universitetin e Prishtinës. Rezultatet e synuara të projektit ishin:

  1. Përmirësimi i politikave të Universitetit të Prishtinës dhe të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës për rritjen e cilësisë së programeve të doktoraturës (mekanizmi i kontrollit të punimeve të doktoratës përmes softuerit anti-plagjiaturë; vendosja e kritereve për programet e doktoraturës; mekanizmat e akreditimit për mentorimi dhe mësimdhënia në programet e doktoraturës);
  2. Rritja e transparencës për kriteret e pranimit të kandidatëve në programet e doktoraturës.