Tryezë e rrumbullakët: Efektet e vërteta politike të sistemeve zgjedhore: reflektim mbi rastin e Kosovës dhe reformës së saj zgjedhore të papërfunduar, 28 mars 2014

Më 28 mars 2014, Qendra për Kurajo Politike (CPC) e organizoi tryezën e rrumbullakët ,,Efektet e vërteta politike të sistemeve zgjedhore- reflektim mbi  rastin e  Kosovës dhe reformës së saj zgjedhore të papërfunduar”. Në tryezë u prezantuan dhe diskutuan rezultatet e hulumtimit ,,Efektet Politike të Sistemeve Zgjedhore: Aplikim për Kosovën”, zhvilluar nga CPC dhe mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES).

Tryeza mblodhi dhjetra pjesëmarrës mes tyre: politikëbërës, profesorë, përfaqësues të Ambasadës Gjermane në Kosovë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe studentë. Ajo u organizua me qëllim të paraqitjes së simulimeve të sistemeve zgjedhore që do të aplikoheshin në Kosovë dhe efektet politike që do t’i sillnin  modifikimet në sistemin zgjedhor të Kosovës.

Tryeza u hap nga znj. Besa Luzha, Koordinatore e Projekteve në FES, e cila mbajti fjalën mirëseardhëse. Znj. Luzha theksoi se debati në Kosovë është përqëndruar shumë në çështjet që i përkasin ligjit zgjedhor por shumë pak, ose fare, nuk është diskutuar se cili sistem zgjedhor do t’i përshtatej më shumë Kosovës në rrugën e saj të tranzicionit drejt një shoqërie demokratike.

  1. Arben Hajrullahu, profesor në Departamentin e Shkencës Politike dhe drejtor ekzekutiv i CPC, tha se zgjedhja e sistemit adekuat zgjedhor rezulton me garantimin e reprezentimit të të gjithëve por pa krijuar një diktaturë të shumicës.
  2. Arben Qirezi, hulumtues në CPC, prezantoi të gjeturat e punimit ,,Efektet Politike të Sistemeve Zgjedhore: Aplikim për Kosovën” ku paraqiti analizën e përparësive dhe mangësive të disa sistemeve të ndryshme zgjedhore. Z. Qirezi në bazë të simulimit të aplikimit të sistemeve të ndryshme zgjedhore theksoi efektet politike që do të kishin secila nga këto sisteme në rast të aplikimit në Kosovë.
  3. Arsim Bajrami, anëtar i Kuvendit të Kosovës, mirëpriti analizën duke cekur se mungesa e analizve të mirëfillta ka shkaktuar edhe stagnimin e reformës zgjedhore. Për më tepër, z. Bajrami tha se pothuajse 2/3 e anëtarëve të Kuvendit të Kosovës nuk e kuptojnë drejt rolin e vet por mendojnë se janë gjenerues të pushtetit.

Tryeza u përmbyll me një debati i zhvilluar nga pjesëmarrësit.

Punimin ,,Efektet Politike të Sistemeve Zgjedhore: Aplikim për Kosovën” CPC do ta publikojë së shpejti dhe do ta vendosë në uebfaqe për të qenë në dispozicion të të interesuarve.