Publikimi i studimit: ,,DIALOG MES TË SHURDHËRVE” – Mbi integritetin akademik në Universitetin e Prishtinës

CPC publikoi studimin „DIALOG MES TË SHURDHËRVE” – Mbi integritetin akademik në Universitetin e Prishtinës.

Studimi është i ndarë në katër pjesë. Pjesa e parë trajton konceptin e integritetit akademik, analizon parimet dhe dimensionet për garantimin e këtij integriteti dhe ofron disa të dhëna për gjendjen e tij në nivel të vendeve të Bashkimit Evropian. Pjesa e dytë analizon bazën normative që rregullon etikën dhe integritetin akademik, si dhe identifikon disa mangësi të rregulloreve ekzistuese. Pjesa e tretë ofron një pasqyrë mbi kulturën e mirëmbajtjes dhe të promovimit të integritetit akademik, praktikat e këqija të publikimeve nëpër revista mashtruese në nivel menaxhmenti dhe personeli akademik, mentorimet e temave të doktoratës dhe plagjiaturat. Së fundi, pjesa e katërt analizon ndërlidhjen mes procesit të rekrutimit, avancimit akademik dhe mungesës së integritetit. Këtu shqyrtohen paqartësitë statutore, komisionet vlerësuese dhe pasiguria ligjore lidhur me kriteret për avancim. Në fund ofrohen rekomandime se si do të mund të adresoheshin disa prej problemeve të identifikuara prej këtij studimi.

Për më shumë shkarko studimin duke klikuar këtu