Mendo globalisht, vepro lokalisht: seri seminaresh mbi të menduarit kritik dhe integritetin akademik

Periudha e projektit: mars 2019 – korrik 2019 | Donator: Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS)

Qëllimi i përgjithshëm i projektit “Mendo globalisht, vepro lokalisht: seri seminaresh për të menduarit kritik dhe integritetin akademik” ishte ngritja e vetëdijes së studentëve dhe zgjerimi i horizontit të tyre për cilësinë e arsimit që duhet të ofrojë Universiteti i Prishtinës. Qëllimi dhe objektivat e përgjithshme të projektit ishin planifikuar të realizoheshin përmes organizimit të 4 seminareve për të menduarit kritik, integritetin akademik dhe aktivizmin studentor. Ligjëruesit e seminarit ishin kryesisht hulumtues dhe staf akademik i Kosovës të cilët aktualisht ligjërojnë ose punojnë në universitete dhe institute arsimore në botë. Projekti kishte dy objektiva kryesore:

  1. Nxitja e të menduarit kritik përmes debatit konstruktiv mbi integritetin akademik dhe aktivizmin studentor; dhe
  2. Stimulimi i studentëve për organizim dhe ringjallje më të mirë të jetës studentore brenda kampusit.