Qendra për Kurajo Politike (CPC) mbështetur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) fton të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës që aktualisht janë duke vijuar studimet themelore (Bachelor) që të aplikojnë për pjesëmarrje në serinë e seminareve të organizuara në kuadër të projektit „Avokim për avancimin e integritetit akademik dhe cilësisë së arsimit të lartë”.
Qëllimi i përgjithshëm është përmirësimi dhe ngritja e cilësisë përkitazi me temat e mendimit kritik, shkrimit akademik, dhe aftësive të buta tek studentët e UP-së.
Seminaret do të organizohen përgjatë muajve nëntor, dhjetor 2019 dhe janar 2020 dhe do të përfshijnë tri temat vijuese:
1. Aftësitë e buta dhe etika e biznesit (të folurit në publik, shkrimi i CV dhe letrës së motivimit, përgatitja për intervistë, rrejtëzimi, lidershipi, puna në grup etj.);
2. Aftësitë e hulumtimit, mendimi kritik dhe shkrimi akademik.
3. Shkrimi dhe menaxhimi i projekteve.
Ligjëruesit e seminareve do të jenë ekspertë nga fushat e përzgjedhura. Në fund të serisë së seminareve pjesëmarrësit do të marrin certifikatë për pjesëmarrje.
Për të aplikuar plotësojeni formularin e mëposhtëm:
https://forms.gle/MfXPjH55D6kAjXQM8
CPC inkurajon aplikimin sidomos të studentëve nga grupet e margjinalizuara.
Afati i fundit për aplikim është më 11 nëntor 2019 në ora 23:59 CET.
Për çfarëdo pyetje apo paqartësie lidhur me serinë e seminareve apo procesin e aplikimit mund të na kontaktoni në:
e-mail: info@cpc-ks.org
tel.: +383 49 100 350.