Seminar: Shkrimi dhe menaxhimi i projekteve, 13 – 14 janar 2020

Më 13 dhe 14 janar 2020 Qendra për Kurajo Politike (CPC) organizoi seminarin „Shkrimi dhe menaxhimi i projekteve” me ligjërues z. Visar Jasiqin, shef i operacioneve dhe marrëdhënieve me jashtë në RIT Kosova (AUK). Gjate këtij seminari studentët u pajisën me njohuri se si të shkruajnë dhe menaxhojnë projekte, si dhe u informuam rreth metodave të suksesshme të avokimit për projekte. Seminarët interaktivë ndihmuan në zhvillimim e kapaciteteve të studentëve të Universitetit të Prishtinës ,,Hasan Prishtina” (UP), duke përmirësuar njohuritë e tyre aplikative.

Ky seminar u organizua në kuadër të projektit „Avokim për avancimin e integritetit akademik dhe cilësisë në arsimin e lartë”. Projekti ka për qëllim përmirësimin e politikave kyçe që rregullojnë çëshjet e cekura më lart si dhe zhvillimin e mendimit kritik, shkrimit akademik dhe aftësive të buta tek studentët e vitit të parë dhe të dytë të UP-së.

Projekti „Avokim për avancimin e integritetit akademik dhe cilësisë në arsimin e lartë” mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), në kuadër të Koalicionit për Integritet dhe Tranparencë në Universitet (KITU).