Seminar: Aftësitë e hulumtimit, mendimi kritik dhe shkrimi akademik, 23 – 24 dhjetor 2019

Më 23 dhe 24 dhjetor 2019, Qendra për Kurajo Politike (CPC) organizoi seminarin mbi aftësitë e hulumtimit, mendimin kritik dhe shkrimin akademik. Pjesëmarrës në trajnim ishin studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Prishtinës ,,Hasan Prishtina” (UP), të përzgjedhur përmes thirrjes së hapur për aplikim në kuadër të projektit „Avokim për avancimin e integritetit akademik dhe cilësisë në arsimin e lartë”. Ky seminar u ligjërua nga z. Vigan Jashari dhe znj. Lirije Palushi.

Temat kyçe të këtij seminari ishin kërkimi shkencor, hapat e kërkimit shkencor, modelet e shkrimit, publikimet dhe autorësia, mendimi kritik dhe kreativ, shkrimi i eseve dhe punimeve akademike, shkrimi i CV-së dhe letrës motivuese, citimi etj. Përveç ligjëratave dhe diskutimeve shumë dinamike, pjesëmarrësit u angazhuan edhe në punë në grupe duke ushtruar disa nga praktikat e mira të temave të trajtuara gjatë seminarit.

Ky seminar u organizua në kuadër të projektit „Avokim për avancimin e integritetit akademik dhe cilësisë në arsimin e lartë”. Projekti ka për qëllim përmirësimin e politikave kyçe që rregullojnë çëshjet e cekura më lart si dhe zhvillimin e mendimit kritik, shkrimit akademik dhe aftësive të buta te studentët e vitit të parë dhe të dytë të UP-së.

Projekti „Avokim për avancimin e integritetit akademik dhe cilësisë në arsimin e lartë” mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), në kuadër të Koalicionit për Integritet dhe Tranparencë në Universitet (KITU).