Seminar: Shkrimi dhe menaxhimi i projekteve, 13 – 14 janar 2020

Më 13 dhe 14 janar 2020 Qendra për Kurajo Politike (CPC) organizoi seminarin „Shkrimi dhe menaxhimi i projekteve” me ligjërues z. Visar Jasiqin, shef i operacioneve dhe marrëdhënieve me jashtë në RIT Kosova (AUK). Gjate këtij seminari studentët u pajisën me njohuri se si të shkruajnë dhe menaxhojnë projekte, si dhe u informuam rreth metodave të suksesshme të avokimit për projekte. Seminarët interaktivë ndihmuan në zhvillimim e kapaciteteve të studentëve të Universitetit të Prishtinës ,,Hasan Prishtina” (UP), duke përmirësuar njohuritë e tyre aplikative.

Ky seminar u organizua në kuadër të projektit „Avokim për avancimin e integritetit akademik dhe cilësisë në arsimin e lartë”. Projekti ka për qëllim përmirësimin e politikave kyçe që rregullojnë çëshjet e cekura më lart si dhe zhvillimin e mendimit kritik, shkrimit akademik dhe aftësive të buta tek studentët e vitit të parë dhe të dytë të UP-së.

Projekti „Avokim për avancimin e integritetit akademik dhe cilësisë në arsimin e lartë” mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), në kuadër të Koalicionit për Integritet dhe Tranparencë në Universitet (KITU).

Seminar mbi shkathtësitë e buta, 24 – 25 nëntor 2019

Më 24 dhe 25 nëntor 2019, Qendra për Kurajo Politike (CPC)  organizoi një „Seminar mbi shkathtësitë e buta” ku pjesëmarrës ishin studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Prishtinës ,,Hasan Prishtina” (UP), të përzgjedhur përmes thirrjes së hapur për aplikim në kuadër të projektit „Avokim për avancimin e integritetit akademik dhe cilësisë në arsimin e lartë”. Ky seminar u ligjërua nga znj. Shenaj Shala, specialiste e protokolit, konsulente e mirësjelljes, mentore dhe ligjëruese e pavarur.

Tema kyçe e këtij seminari ishin shkathtësitë e buta duke përfshirë mes të tjerash: rëndesinë e përshtypjeve të para dhe imazhit personal; komunikimi efektiv dhe aftesitë e prezantimit; fuqizimi i sigurisë dhe vetbesimit; komunikimi joverbal (gjuha e trupit, shprehjet e fytyrës, etj.); përdorimin efektiv i zërit (ritmi, tonaliteti, dialekti, fuqia e heshtjes); menaxhimi i stresit para dhe gjatë të folurit në publik (intervistave të punës, prezentimeve akademike, takimeve të rëndësishme, etj.); si dhe menaxhimi i kritikave dhe informatës kthyese. Përveç ligjëratave dhe diskutimeve shumë dinamike, pjesëmarrësit u angazhuan edhe në punë në grupe duke ushtruar disa nga praktikat e mira të temave të trajtuara gjatë seminarit.

Ky seminar u organizua në kuadër të projektit „Avokim për avancimin e integritetit akademik dhe cilësisë në arsimin e lartë”. Projekti ka për qëllim përmirësimin e politikave kyçe që rregullojnë çëshjet e cekura më lart si dhe zhvillimin e mendimit kritik, shkrimit akademik dhe aftësive të buta tek studentët e vitit të parë dhe të dytë të UP-së

Projekti „Avokim për avancimin e integritetit akademik dhe cilësisë në arsimin e lartë” mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), në kuadër të Koalicionit për Integritet dhe Tranparencë në Universitet (KITU).

 

Seminar: Aftësitë e hulumtimit, mendimi kritik dhe shkrimi akademik, 23 – 24 dhjetor 2019

Më 23 dhe 24 dhjetor 2019, Qendra për Kurajo Politike (CPC) organizoi seminarin mbi aftësitë e hulumtimit, mendimin kritik dhe shkrimin akademik. Pjesëmarrës në trajnim ishin studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Prishtinës ,,Hasan Prishtina” (UP), të përzgjedhur përmes thirrjes së hapur për aplikim në kuadër të projektit „Avokim për avancimin e integritetit akademik dhe cilësisë në arsimin e lartë”. Ky seminar u ligjërua nga z. Vigan Jashari dhe znj. Lirije Palushi.

Temat kyçe të këtij seminari ishin kërkimi shkencor, hapat e kërkimit shkencor, modelet e shkrimit, publikimet dhe autorësia, mendimi kritik dhe kreativ, shkrimi i eseve dhe punimeve akademike, shkrimi i CV-së dhe letrës motivuese, citimi etj. Përveç ligjëratave dhe diskutimeve shumë dinamike, pjesëmarrësit u angazhuan edhe në punë në grupe duke ushtruar disa nga praktikat e mira të temave të trajtuara gjatë seminarit.

Ky seminar u organizua në kuadër të projektit „Avokim për avancimin e integritetit akademik dhe cilësisë në arsimin e lartë”. Projekti ka për qëllim përmirësimin e politikave kyçe që rregullojnë çëshjet e cekura më lart si dhe zhvillimin e mendimit kritik, shkrimit akademik dhe aftësive të buta te studentët e vitit të parë dhe të dytë të UP-së.

Projekti „Avokim për avancimin e integritetit akademik dhe cilësisë në arsimin e lartë” mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), në kuadër të Koalicionit për Integritet dhe Tranparencë në Universitet (KITU).

 

Seminar: Teknikat, etika dhe përdorimi i dijes akademike, 13 – 14 qershor 2019

Më 13 dhe 14 qershor 2019, Qendra për Kurajo Politike (CPC) organizoi seminarin „Teknikat, etika dhe përdorimi i dijes akademike”. Në këtë seminar morën pjesë studentë nga universitete të ndryshme publike dhe kolegje private në Kosovë, të përzgjedhur përmes thirrjes së hapur për aplikim. Seminari u ligjërua nga Dr. Gëzim Visoka, asistent profesor i studimeve të paqes dhe konfliktit në Universitetin Dublin City (DCU), në Irlandë.

Tema kyçe të këtij seminari ishin: kërkimi shkencor, teknikat dhe metodologjitë për të kryer një kërkim shkencor, etika gjatë punës hulumtime, avokimi i bazuar në evidencë kërkimore dhe mënyrat e ndryshme të ndikimit në ndryshimin e shoqërisë përmes dijes kërkimore. Aktivitetet në grupe kanë përfshirë shqyrtimin e disa raporteve kërkimore ku u analizuan ontologjia, epistemologjia, metodologjia, gjetjet kryesore, implikimet politike dhe shoqërore dhe aspektet e dobëta dhe të forta të kërkimit të raporteve respektive. Gjithashtu, Dr. Visoka ndau me studentët përvojat personale lidhur me aktivitetet e tij kërkimore dhe akademike të cilat ishin frymëzuese dhe interesante për pjesëmarrësit

Ky seminar u organizua në kuadër të projektit „Mendo globalisht, vepro lokalisht  –  Seri e seminareve mbi mendimin kritik dhe integritetin akademik”. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është rritja e vetëdijes së studentëve dhe zgjerimi i horizonteve të tyre për cilësinë që do të duhej të ofronin studimet dhe arsimi i lartë. Po ashtu me këto aktivitetete synohet krijimi i një rrjeti të të rinjve që do t’i aplikonin njohuritë dhe përvojat e përfituara nga seminaret gjatë studimeve dhe punës së tyre.

Projekti „Mendo globalisht, vepro lokalisht – Seri e seminareve mbi mendimin kritik dhe integritetin akademik” mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), në kuadër të Koalicionit për Integritet dhe Tranparencë në Universitet (KITU).

 

Seminar: Bazat e mendimit kritik dhe integritetit akademik për studime universitare dhe aktivizëm studentor, 14 – 15 mars 2019

Më 14 dhe 15 mars 2019, Qendra për Kurajo Politike (CPC) organizoi seminarin „Bazat e mendimit kritik dhe integritetit akademik për studime universitare dhe aktivizëm studentor”. Pjesëmarrës në seminar ishin rreth njëzet studentë nga universitete të ndryshme publike dhe kolegje private në Kosovë, të përzgjedhur përmes thirrjes së hapur për aplikim.  Ky seminar u ligjërua nga Dr. Pëllumb Kelmendi, Profesor Asistent në Departamentin e Shkencës Politike, ,,Universiteti Auburn” në Alabama të ShBA-së.

Tema kyçe e këtijë seminari ishte mendimi kritik dhe integriteti akademik, duke përfshirë mes të tjerash edhe pohimet, argumentimet, analogjitë, dhe paraqitjet grafike. Përveç ligjëratave dhe debateve, pjesëmarrësit u angazhuan edhe në punë në grupe dhe analizuan në praktikë përmbajtjen e eseve gjegjëse. Në përmbyllje Dr. Kelmendi shpalosi përvojën e tij gjatë studimeve me bursë në disa prej universiteteve më prestigjioze në ShBA dhe ofroi informacione shtesë rreth mënyrës së aplikimit dhe përmbajtjes që duhet të kenë parasysh studentët gjatë përpjekjes së tyre për të fituar bursë për studime.

Ky seminar u organizua në kuadër të projektit „Mendo globalisht, vepro lokalisht – Seri e seminareve mbi mendimin kritik dhe integritetin akademik”. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është rritja e vetëdijës së studentëve dhe zgjerimi i horizonteve të tyre për cilësinë që do të duhej të ofronin studimet dhe arsimi i lartë. Po ashtu me këto aktivitetete synohet krijimi i një rrjeti të të rinjve që do t’i aplikonin njohuritë dhe përvojat e përfituara nga seminaret gjatë studimeve dhe punës së tyre.

Projekti „Mendo globalisht, vepro lokalisht – Seri e seminareve mbi mendimin kritik dhe integritetin akademik” mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), në kuadër të Koalicionit për Integritet dhe Tranparencë në Universitet (KITU).

 

Trajnim: Shkrimi i propozimeve kompetitive për projekte të financuara nga Bashkimi Evropian, 9 – 10 mars 2017

Më 9 dhe 10 mars 2017, CPC në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (MAShT) organizoi trajnimin me temë ,,Shkrimi i propozimeve kompetitive për projekte të financuara nga Bashkimi Evropian” në Prishtinë – Kosovë.

Trajnimi, i cili u organizua posaçërisht për hulumtuesit kosovarë, mblodhi pjesëmarrës nga institucionet publike dhe private të arsimit të lartë e institutet kërkimore. Ekspertët spanjollë në Projektet e BE-së, znj. Eva Garea Oya, nga Universiteti i Vigos dhe z. Rafael de Paz, nga Universiteti i Leon, zhvilluan këtë trajnim dyditor.

Objektivi kryesor i këtij trajnimi ishte rritja e aftësive dhe njohurive të pjesëmarrësve se si të hartojnë projekte konkurruese në kuadër të thirrjeve të BE-së. Për më tepër, ky trajnim i ndihmoi pjesëmarrësit të identifikojnë skemat e projekteve të BE-së dhe të kuptojnë aspektet teknike dhe buxhetore të projekteve të financuara nga BE-ja.

Në trajnimin dyditor morën pjesë gjithsej njëzet persona, të ardhur nga institucione të ndryshme të Kosovës. Gjatë gjithë trajnimit, pati disa shembuj praktikë dhe ndërveprime ndërmjet trajnerëve dhe pjesëmarrësve, metodologjia e të cilave u prit dhe u vlerësua mirë. Sa i përket statistikave të pyetësorit të vlerësimit, mbi 65% e pjesëmarrësve ishin shumë të kënaqur me trajnimin ndërsa pjesa tjetër (35%) u deklaruan të kënaqur me cilësinë dhe organizimin e trajnimit.

Gjatë trajnimit u analizuan burimet përkatëse të financimit të BE-së, cikli i projektit dhe qasjet, vendosja e një projekti të ri të BE-së, formulimi dhe hartimi i projektit. Përveç kësaj, trajnimi ofroi një theks në ndikimin e projektit, pakot e punës, financimin dhe aspektet buxhetore si dhe fazat e zbatimit të projektit.

 

 

Training: Writing effective policy papers to influence decision-making, 25 – 26 October 2013

On the 25th and 26th of October 2013, the Centre for Political Courage (CPC), supported by the Regional Research Promotion Programme (RRPP), organized a training seminar on “Writing effective policy papers to influence decision-making”.

The training seminar, which took place in Prishtina, Kosovo, gathered researchers from public and private higher education institutions, think tanks and other research institutions from Kosovo.
The training seminar was organized solely for Kosovan researchers and was led by Lidija Dimova from the Macedonian Centre for European Training (MCET).

The overall aim of the seminar was to equip participants with the knowledge and resources necessary to develop their skills in writing effective policy papers as tools to influence decision-making.

The lectures during the two-day period focused on:

  1. Developing insights into the nature of effective, evidence-based communication within public policy environments;
  2. Fostering participants’ skills and knowledge of the writing and use of two common types of policy papers, namely the policy study and the policy brief;
  3. Developing insights into effective approaches to advocating policy positions, using the policy brief as a key supporting tool;

The two main aspects addressed during the training seminar were: the purpose of the policy paper as a decision-making tool, and the development of a coherent policy paper.  In addition, the participants learned about the similarities and differences of the two main types of policy papers: the policy study and the policy brief.

Moreover, during the course of the training seminar, participants discussed the most pressing problems that Kosovan researchers face in their efforts to influence decision-making processes in Kosovo.

Workshop: Theory and practice of sampling in the social sciences, 13 – 15 September 2012

Organized by the RRPP Local Coordination Unit in Kosovo, Centre for Political Courage, between 13 and 15 of September 2012 took place in Prishtina a workshop on “Theory and practice of sampling in the social sciences”.

The workshop was conducted by Prof. Dr. Marco Steenbergen and by Kushtrim Veseli, PhD candidate at the Chair of Political Methodology, University of Zurich. In total 18 RRPP supported researchers from Western Balkan countries attended the workshop. About 2/3 of participants were female, mainly PhD candidates.

In the two day workshop participants were trained on major sampling designs of qualitative, quantitative and mixed research methods. Practical aspects such as sample size planning and relative strengths and weaknesses of certain methods were broadly discussed. Moreover within the workshop were addressed problems of missing data and implications of different quantitative sampling designs for statistical analysis. Followed by group exercises participants were introduced to the use of statistical software package “STATA” and its sample capabilities.

This workshop contributed to further exchange and strengthening of research capacities in the Western Balkan countries.

Training: Data and Management Analysis, 27 – 28 May 2010

On the 27th and 28th May 2010 in Prishtina took place the training on “Data and Management Analysis”. The event was hosted at the University of Prishtina and was organized by very close cooperation of all Local Coorperation Units in the Western Balkans.

Guest trainers were Brian Kleiner and Oliver Lipps from Swiss foundation for research in social sciences (FORS). Mr. Kleiner is head of the Data and Research Information Services Division at FORS. Mr. Lipps is a senior researcher at FORS and has been working on survey methodological issues since 1995.

The seminar focused on features of data management during the course of a research project, it has emphasized the importance of good documentation, the importance of researchers being skilled in using the existing data that they have not themselved produced. The sessions of the two days of the seminar was highly practical and very relevant to ongoing winner research projects.

The interaction between trainers and participants was highly appreciated; the agenda was very flexible and the trainers were very open for researchers needs on managing the data and secondary analysis, the participants could address questions from their respective research projects and share their own experience. The dynamic of group and the discussants in the class were the most appreciated in this seminar.

As for the statistics of the evaluation questionnaire over 85% of the participants were satisfied with the seminar.