Ardita Hajra ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i
Shkencës Politike. Që nga viti 2016, ajo është angazhuar në organizata joqeveritare dhe think-
tank, ku ka punuar si hulumtuese/analiste e politikave dhe koordinatore e projekteve. Fushat e
saj të interesit përfshijnë politikat publike, me interes të veçantë në politikat e arsimit dhe ato
ekonomike.
Kategori: Miqt e brendshem
Chris J. Dolan
Dr. Chris J. Dolan është Profesor i Shkencës Politike në Lebanon Valley College në Pennsylvania dhe Fulbright Scholar në Universitetin e Prishtinës në Kosovë. Hulumtimet e tij përqendrohen në sigurinë transatlantike dhe NATO, politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të ShBA-së, gjeopolitikën dhe strategjitë e mëdha, taktikat të luftërave hibride, si dhe në analizat sasiore. Ai është autori i librave Obama and the Emergence of a Multipolar World Order (2018) dhe In War We Trust (2005), si dhe bashkëautor i The Presidency and Economic Policy (2009) dhe Striking First (2004). Hulumtimet e tij janë publikuar në më shumë se tridhjetë revista dhe në kapituj librash. Dr. Dolan shërben si drejtor rezident në Center for European Studies në Universitetin Maastricht në Holandë dhe ai ishte bashkëpunëtor në Fulbright American Studies Institute në Universitetin e Karolinës së Jugut. Ai është pjesë e bordit në World Affairs Council si dhe anëtar i Foreign Policy Association. Dr. Dolan doktoroi në fushën e studimeve mbi qeverinë dhe atyre ndërkombëtare pranë Universitetit të Karolinës së Jugut, M.A. në shkencë politike në Northeastern University, dhe B.A. në shkencë politike dhe studimet ruse në Siena College.
Anton Vukpalaj
Anton Vukpalaj është Profesor asistent në Departamentin e Shkencës Politike pranë Universitetit të Prishtinës. Nga viti 2016 ushtron detyrёn e Udhёheqёsit tё Departamantit. Ai ka studiuar shkencat politike, sociologjinë politike, politikёn krahasuese në Universitetin francez të Sorbonës (1994-1999), Universitetin e Parisit 10 (1999-2004), Institutin e Shkencave Sociale të Politikës në Paris (2004-2008). Ai ka botuar artikuj shkencor dhe ka hulumtuar gjerësisht mbi Ballkanin Perëndimor. Teza e tij e doktoraturës për Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (GJPNJ) është botuar në Francë, nё qershor 2010, nga shtëpia botuese Michel Houdiard Editeur. Nga viti 2011, ai ka punuar si bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Shkencave Sociale të Politikës (ISP) në Paris. Fushat e tij tё interesit shkencor janё: drejtёsia tranzicionale, gjykatat penale ndёrkombёtare, pёrdorimi politik i kujtesёs sё kaluarёs.
Mentor Agani
Mentor Agani është kandidat për doktoraturë në Departamentin e Sociologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa titullin MPIS/ESD e morri në Graduate School of Public and International Affairs, University of Pittsburgh. Gjatë vitit akademik 2006-2007 ai ishte “Fulbright Scholar” në Minda de Gunzburg Center for European Studies, Harvard University. Ai është pjesë e programit Academic Fellowship Program/Higher Education Support Program të Fondacionit për Shoqëri të Hapur. Në departamentin e Sociologjisë dhe të Shkencës Politike të Universitetit të Prishtinës, ai ligjëron lëndët “Shoqëria Civile”, “Teoritë dhe Modelet e Demokracisë” dhe “Kombi dhe Nacionalizmi”.
Pëllumb Kelmendi
Pëllumb Kelmendi është Profesor Asistent në Departamentin e Shkencës Politike pranë Universitetit Auburn në ShBA. Hulumtimet e tij fokusohen në konfliket etnike, kryengritjet e armatosura, misionet paqëruajtëse, dhe shtetndërtim. Para se të fillonte punën e tij në Auburn, ai ka shërbyer si Hulumtues Postdoktoral në Universitetin e Miçigenit në Ann Arbor. Ai ka përfunduar studimet e doktoraturës në Universitetin Brown, studimet e magjistraturës në Universitetin e Kembrixhit, ndërsa ato të nivelit baçelor në Universitetin e Çikagos. Hulumtimet e tij janë publikuar në revisten Journal of Conflict Resolution, në mes tjerash. Para se të fillonte punën e tij në Universitetin Auburn, ai ka punuar si asistent në Universitetin Brown dhe Universitetin e Prishtinës.