Denur Paçaku i ka përfunduar studimet baçelor në Shkencë Politike, në Departamentin e Shkencës Politike të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Në po të njëjtin fakultet i përfundoi studimet e magjistraturës në drejtimin Shkencë Politike, programin Integrime Evropiane dhe Administratë Publike. Aktualisht, Denuri është duke i vazhduar studimet e doktoratës në disiplinën e Shkencës Politike, pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore në Universitetin e Evropës Jug-Lindore. Përveç tjerash, ai është bursist nga organizata e institucione vendore dhe ndërkombëtare, ka marrë pjesë në kurse përgatitore për hulumtues e studentë, në shkolla të mendimit mbi politikën e në punë kërkimore në fushën e studimeve evropiane, arsimit të lartë në Kosovë dhe të drejtave të njeriut.
Kategori: Stafi ekzekutiv
Ardita Hajra
Ardita Hajra ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i
Shkencës Politike. Që nga viti 2016, ajo është angazhuar në organizata joqeveritare dhe think-
tank, ku ka punuar si hulumtuese/analiste e politikave dhe koordinatore e projekteve. Fushat e
saj të interesit përfshijnë politikat publike, me interes të veçantë në politikat e arsimit dhe ato
ekonomike.
Nitë Bylykbashi Deliu
Nitë Bylykbashi ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Departamentin Menaxhment dhe Informatikë të Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit të Prishtinës. Puna e Nitës fokusohet në menaxhimin e projekteve me fokus në arsimin e lartë dhe hulumtim.
Kontakti: nita.bylykbashi@cpc-ks.org
Adem Beha
Adem Beha është ligjërues në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës. Ai përfundoi studimet në Shkencë Politike dhe Administratë Publike në Universitetin e Prishtinës dhe ka diplomuar në master në programin Shoqëria Civile dhe Zhvilli Lokal nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Grazit dhe Universiteti Kombëtar i Irlandës në Galway. Beha është angazhuar si trajner, konsulent, dhe hulumtues në organizata të ndryshme të shoqërisë civile vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë UBO Consulting, KOPF, REF dhe Fondacionin Peace Berghof. Interesimet e tij kërkimore përfshijnë: transformimi i konflikteve, siguria njerëzore, shtet-ndërtimi dhe ndërtimi i paqes, të drejtat e pakicave dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
Kontakt: adem.beha@cpc-ks.org
Arben Hajrullahu
Arben Hajrullahu, i lindur në Prishtinë më 1975, ka studiuar Shkencë Politike (drejtim primar), dhe drejtime dytësore Histori të Europës Juglindore, Drejtësi Publike Krahasimtare, Shkencat e Komunikimit Publik, dhe Gjuhë Gjermane pranë Universiteteve të Prishtinës (1994), Gracit (1995-1999), Vjenës (2000-2005) dhe Huddersfieldit (2002). Ai ka hulumtuar dhe publikuar gjerësisht për vendet e Ballkanit Perëndimor. Teza e tij e doktoratës Paqja Afatgjate në Ballkanin Perëndimor përmes Integrimit në BE fitoi çmimin për vepër shkencore të vitit 2005 nga Fondacioni Europian Dr. Alois Mock dhe është publikuar në tetor 2007 nga shtëpia botuese NOMOS. Nga 2000 deri 2003 ai ka vepruar si bashkëpunëtor shkencor në Qendrën për Europën Juglindore pranë Karl-Franzens Universitetit të Gracit. Nga 2003 deri 2005 ai punoi si bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Austriak për Politikë të Jashtme në Vjenë. Nga 2007 deri 2011 ai ishte bashkëpunëtor shkencor pranë Akademisë Europiane Bolzano. Në vitin akademik 2007-2008 ai mori pjesë në programin Fulbright Hubert Humphrey në SHBA ku punoi pranë Universitetit të Karolinës Veriore në Chapel Hill dhe Qendrës Ndërkombëtare për Studiues Woodrow Wilson në Washington DC. Nga 2009 deri 2013 ai punoi si Këshilltar i Lartë për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, Misioni në Kosovë. Nga 2005 ai shërben si Profesor pranë Universitetit të Prishtinës, Departamentit të Shkencës Politike dhe në vitin 2009 ai themeloi Qendrën për Kurajo Politike.
Kontakt: arben.hajrullahu@cpc-ks.org