Cameron Mailhot

Cameron Mailhot është kandidat për doktoraturë në shkencën politike (studmime mbi qeverisjen) në Universitetin Cornell, në Ithaca, New York, si dhe studiues mysafir në Qendrën për Kurajo Politik (CPC). Projekti i tij i doktoraturës përqendrohet në rolin që misionet ndërkombëtare luajnë në vendet pas konflikt dhe vështirësitë që ato hasin në arritjen e paqes së qëndrueshme. Si studiues mysafir në CPC, Cameron do të zhvilloj intervista, hulumtime arkivore, dhe realizoj një sondazh që të kuptoj efektin që kishin misionet ndërkombëtare në Kosovë në marrëdhëniet shtet-shoqëri—veçanërisht, besimi i kosovarëve në institucionet e tyre publike.

Marije Renate Luitjens-Tol

Marije është kandidate për doktoraturë në Dublin City University në Irlandë dhe është lidhur me CPC përmes hulumtimit të saj të doktoraturës për ndërtimin e paqes dhe rezistencës në Kosovë dhe Kolumbi. Ajo aktualisht po jeton në Prishtinë për të kryer hulumtime në terren. Marije ka përvojë në fushën e studimeve të paqes, si akademike dhe si punonjëse brenda sektorit të shoqërisë civile. Sa i përket kësaj të fundit, për shembull ka punuar për programin kosovar në kuadër të OJQ-së Hollandeze Pax for Peace, dhe për një program të dhunës urbane të Save the Children Honduras në Tegucigalpa, Honduras. Hulumtimi i saj i fundit i politikave u përqëndrua në rolin e arsimit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm (PVE) në Liban, financuar nga Knowledge Platform Security and Rule of Law. Edukuar si antropologe në Universitetin e Utrecht në Hollandë, ajo ka përvojë pune në terren në Honduras, Katalunya, Srebrenicë, Kosovë dhe Liban.

Seraina Rüeger

Seraina Rüegger është hulumtuese e lartë dhe ligjëruese në grupin Ndërkombëtar për Hulumtime të Konflikteve në ETH Cyrih. Ajo koordinon projektin R4D ,,Ethnic Power Relations and Conflict in Fragile States”, i financuar nga Swiss National Science Fooundation (SNSF) dhe Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC). Ajo gjithashtu menaxhon mbledhjen dhe përditësimin e të dhënave të Ethnic Power Relations (EPR) Dataset Family. Kërkimet e saj përqendrohen në konfliktet civile, grupet etnike në rajonet ndërkufitare dhe migrimin e detyruar. Si studiuese post-doktorale, 2015 – 2018, Seraina koordinoi projektin mbi ,,Shkaqet dhe pasojat e irredentizmit” (SNSF). Ajo morri titullin e doktor në ETH Cyrih në 2013, si dhe ka diplomë master në Shkencë Politike nga Universiteti i Cyrihut (2009). Prej janari deri në korrik 2013, Seraina ishte studiuese vizitore në Universitetin e Prishtinës në Kosovë (SNSF Doc.Mobility Grant). Në projektin e saj të doktoratës ajo analizoi efektet e refugjatëve në vendet e azilit, veçanërisht duke u përqëndruar në drejtimin e lëvizjeve të refugjatëve dhe marrëdhëniet midis refugjatëve dhe popullatës pritëse ose grupeve kryengritëse.

 

Joie Chowdhury

Joie Chowdhury aktualisht është bashkë-drejtoreshë e Programit “Work with Dignity” të National Economic and Social Rights Initiative (NESRI) në New York. Ajo përfundoi nivelin bachelor në fushën e Juridikut (B.A.LL.B Hons.) në Indi, ndërsa titullin master në fushën e Juridikut dhe Diplomacisë (Marrëdhënie Ndërkombëtare) e mori në Fletcher School të Universitetit Tufts dhe titullin Master për Juridik (LL.M.) e mori në Columbia Law School.Para se t’i bashkohej NESRI-t ajo ka punuar në zyrën përfaqësuese të Akademisë Europiane, në Shkollën Juridike të Universitetit Columbia, në Qendrën për të Drejta Ekonomike dhe Sociale, në Consumer Unity and Trust Society International (CUTS), në projektin mbi të drejtën në shëndetësi për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, si dhe në Ministrinë e Shëndetësisë në Indi. Ajo poashtu është angazhuar si ligjëruese e së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut në Universitetin Tufts dhe Qendrën për të Rinjtë e Talentuar në Universitetin John Hopkins, si dhe ligjëruese mysafire për të drejtat e njeriut në shkollat juridike pranë universiteteve Hofstra, Columbia dhe Pennsylvania.

Arlinda Rrustemi

Arlinda Rrustemi është eskperte e sigurisë tek Qendra e Hagës për Studime Strategjike, ligjëruese ne Leiden University, Holandë dhe ajo gjithashtu asisiton në degën e Global Affairs. Ajo ishte asistente hulumtuese e Prof. Jaap Hoop Scheffer. Arlinda ishte e përfshirë në kurset e programit të avansuar LL.M në të Drejten Ndërkombëtare Publike dhe në Kolegjin e Leiden University. Ajo mban titullin B.A (cum laude) nga Akademia Ruzvelt (Roosevelt Academy) dhe titullin LL.M në të Drejtën Ndërkombëtare Publike nga Universiteti Utrecht. Arlinda është duke ndjekur studimet e doktorratës në hulumtimin interdisciplinar të juridikut dhe politikës të quajtur “State-Building through Life Stories: Incorporating Local Perspectives”, të mbështetur nga Netherlands Organization for Scientific Research (NWO). Ajo më parë ka punuar si praktikante e projektit në Iniciativen e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Kosovë, si praktikante ligjore në Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY), si praktikante e marrëdhënieve të jashtme në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime (ICC), dhe si praktikante në disa Ministri të ndryshme të Republikës së Kosovës. Interesat e saj për hulumtim janë në rindërtimin pas konfliktit, shteti, kombi dhe ndërtimi i paqës, storytelling, intervenimi humanitar, drejtësia tranzicionale dhe llogaridhënia e organizatave ndërkombëtare.