Misioni
Qendra për Kurajo Politike (CPC) është themeluar me qëllim që të ofrojë një platformë dialogu ndërmjet politikë-bërësve, akademikëve dhe aktorëve të tjerë publikë në disa nga fushat më vitale shoqërore dhe politike në Kosovë dhe rajon. CPC realizon hulumtime të aplikueshme, avokon për procese vendimmarrëse transparente e demokratike dhe ofron trajnime për institucione publike e organizata joqeveritare. CPC ofron informacione të bazuara në kërkim, si kontribut drejt përmirësimit të institucioneve dhe jetës publike. Për më tepër, CPC ofron një platformë për hulumtues që janë të gatshëm të angazhohen në studime, edukim dhe në promovimin e qytetarisë aktive.
CPC është organizatë e pavarur, jofitimprurëse dhe jopartiake për hulumtimin e politikave, e themeluar në pajtim me legjislacionin e Kosovës
Fushat e Interesimeve
- Arsimi i Lartë;
- Integrimi Evropian, Qytetaria, Demokracia, Shumëllojshmëria dhe të Drejtat e Pakicave;
- Qeverisja e Mirë dhe Sundimi i Ligjt.